Aktualitet

I doli djali në përgjimet e grupit të Kukësit, prokurorja Vata: Visin ma kanë keqpërdorur, duan të më bëjnë pis familj

20 Maj 2020, 16:26 Nga DOSJA
I doli djali në përgjimet e grupit të Kukësit, prokurorja

TIRANË– Fahrije Vata prokurore në Prokurorinë e Kukësit ka përgënjeshtruar të gjitha lajmet e publikuara në media ditën e sotme, ku sipas përgjimeve djali i saj Visi, ka biseduar në telefon me Kreshnik Muratajn, të cilësuarin si kreun e këtij grupi kriminal.

Sipas Vatës, fakti që emri i djalit të saj del në një telefonatë të përgjuar nuk tregopn që klidhjet e këtij grupi kriminal kanë tentuar të kapin prokurorinë. Ajo shton se kjo çështje nuk është nën hetim nga ajo dhe se me anë të këtyre lajmeve, po përpiqen të bëjën pis figurën e saj, familjen dhe karrierën.

Vata thekson më tej se edhe djalin e saj, Visi Vata, po përpiqen ta përlyejnë dhe ta keqpërdorin.

Reagimi i plotë:

Lënda: Përgenjeshtrim i artikullit me titull “Zbardhen përgjimet /Kush  është prokuroria  dhe djali i saj anetar i Këshillit Qarkut , pjesë  e bandës së Kukesit” publikuar më datë 20 maj  2020. Une jam Fahrije Vata ,me detyre  ZV.Drejtuese e Prokurorise Kukes. Me keqardhje konstatoi se emri im në pozicionin e Prokurores Kukës si dhe djalit tim Visi, janë keqpërdorur për arsye  të pamoralshme  nga segmente të caktuara  që kërkojnë të bëjnë pis figurën time morale dhe profesiaonle si  Prokurore  dhe atë të familjes time. E indinjuar moralisht si dhe profesionalisht, dua të theksoj se ky artikull (bazuar nga të dhëna jo korrekte) është krejtësisht i pasaktë që në titull, por edhe në përmbajtjen e tij, në pjesen  që bëhet fjale për mua dhe djalin tim.

Artikulli është abuzues  dhe e përgënjeshtroj për këto arsye: Qe ne fillim ne paragrfain e pare, ku thuhet : Te gjithe jane ne dijeni te aktivitetit kriminal te kultiivimit te droges”, gje qe nuk eshte e vertete  dhe nuk i referohet asnje prove,shkresore  ,shkencore apo deshmi ,po te jete  keshtu  ne te parat duhet te ishim  para drejtesise. Ne paragrafin ku   thuhet :Qe me date 27.09.2019 poseduesi i tel me nr. 068…(I pergjigjet  nje  femer )I paidentefikuar komunikon me shtetasin K.M  ne tel e tij me nr. 068,,, ,ku Kreshniku e pyet  per prokuroren F.V,ku pasi komunikon me te ajo i pergjigjet se nuk e njoh. Referuar  ketij pergjimi qe permendet emri im , ku qendron dijenia  dhe perfshirja ime  ne kete bande kriminale , vetem se nje person pyet per emrin tim .Dua te shtoj  se une nuk kam asnje dijeni  per ceshtjen  ,pasi ajo nuk eshte ceshtje  qe ndiqet e hetohet  nga ana ime .. Ne paragrafin ku thuhet : Me date 27.09.2019 ora 10:47,poseduesi i tel  me nr. 069…,(I identefikuar si Visi ,djali i prokurores F.V (i paidentefikuar komunikon me shtetasin K. Murataj ne tel  e tij  me nr. 068  …,ku i tregon se punon ne Keshillin e Qarkut Kukes . Referuar ketij pergjimi  ku permendet emri i djalit Visi ,ku qendron  perfshirja dhe dijenia e tij ne lidhje me kete bande kriminale ?!Thjesht  pse ai i pergjigjet nje personi te panjohur  ne tel  dhe  ne pergjigje te tij i  Ai i tregon se punon ne K.Qarkut . Nga te gjitha sa   thuhet ne pergjime  dhe ne shkrim , lexohet dhe kuptohet qarte  se   ato pergjime pa asnje vlere per hetimin  jane zbardhur  qellimisht   per te njollosur  figuren time si Prokurore ,pasi une gjate gjithe karrieres time kam punuar me profesionalizem dhe ndershmeri,fakt I cili  njihet dhe vleresohet  nga  i gjithe opinion publik. Me shpresen qe ju si Media do ta publikoni  sa me pare  nen  titullin “DOSjA E KUKESIT  ,REAGON PROKURORJA : SHPIFJE AKUZAT PER MUA DHE FAMILJEN “. Ju uroj pune te mbare!

Operacioni anti-kanabis u zhvillua në Kukës, ku u arrestuan 19 persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër. Të arrestuarit ishin kultivuesit, disa policë dhe mes të prangosurve është dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci. Ndërkohë vijon aksioni në terren për gjendjen e parcelave me kanabis.

Në përgjime për grupin krimial të Kreshnik Murataj, që kultivonte drogë në zonën e Kukësit ka rezultuar se vetë Murataj ka tentuar që të joshte edhe prokuroren e çësjhtjs. F.V, pasi i ishin arrestuar disa anëtarë të bandës së tij.  Në 24 shtator të vitit 2019, Kreshnik Murataj ka telefonuar shtetasin I.V duke i kërkuar që “t’i gjejë një mik prokurores F.V”.  Sipas Abc neës gjatë telefonatës I.V i thotë Kreshnik Muratajt se “F.V është bashkëshortja e F.GJ” dhe se “duhet të bëjë kujdes në biseda për këto gjëra në telefon”.

Gjatë të njëjtës ditë, prokuroria ka interceptuar një telefonatë tjetër, ku sërish Kreshnik Murataj i telefonon një gruaje dhe e pyet nëse e njihte prokuroren F.V, por ajo i thotë se nuk e njihte. Pak më vonë,  në telefonin e Kreshnik Muratajt vjen një telefonatë nga një person i identifikuar si djali i prokurores F.V, i cili i kishte thënë se punonte në një institucion të rendësishëm në Kukës. Prokuroria nuk ka më detaje se çfarë ndodhi mes grupit dhe prokurores në fjalë, por sot u finalizua operacioni.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-droge ne shqiperi fahrije vata aksioni anti-droge ne shqiperi fahrije vata

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2020, 16:09

TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka ka ‘shpërthyer’ kundër kryebashkiaku Erion Veliaj lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Me anë të...