Art&Argëtim

Covid-19/ A ndikojnë dezinfektuesit në shëndetin tonë? Flasin mjekët anglezë

20 Maj 2020, 14:15 Nga DOSJA
Covid-19/ A ndikojnë dezinfektuesit në shëndetin tonë?

ANGLI- Që prej fillimit të pandemisë këshillat e vetme që na u dhanë për t’u mbrojtur ishin përdorimi i dizinfektusve dhe vendosja e maskave dhe dorezave. Ndërkohë disa ishin kundër tyre e sidomos dizinfektantëve pasi pretendohej se ndikojnë negativisht në sistemin imunitar.

Mirëpo në lidhje me këtë çështje ka folur mjekja infeksioniste Anne Liu, për mediat e huaja e cila tha  se nuk ka asnjë bazë shkencore që dezinfektuesit e duarve ose sapunët, dobësojnë sistemin imunitar të një personi ose ndikojnë në rezistencën bakteriale.

Përdorimi i xhelit antibakterial është rekomanduar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas studimeve, përdorimi i dezinfektuesit të duarve nuk shkakton rezistencë të mikrobeve. Por megjithatë duhet patur kujdes kur lëkura e duarve është e thatë dhe e plasaritur.

Në këtë rast rekomandohet përdorimi i ujit, sapunit dhe kremit hidratues pasi antibakteriali mund të shkaktojë infektim të lëkurës.

Burimi: .womenshealthmag

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusine bote koronavirusine bote

Sondazh

Poll