Art&Argëtim

Regjisori i mirënjohur rikthen ‘Tony Montana’, së shpejti një version i ri i “Njeriut me shenjë”

20 Maj 2020, 07:47 Nga DOSJA
Regjisori i mirënjohur rikthen ‘Tony Montana’, së shpejti

SHBA– Regjisori i mirënjohur Luca Guadagnino ka marrë përsipër versionin e ri të “Njeriut me shenjë”. Sipas mediave të huaja mësohet se skenari është shkruar nga Joel Coen dhe Ethan Coen, ndërkohë produksioni  do të jetë nën  përgjegjësinë e Dylan Clark për Dylan Clark Productions.

Kujtojmë se subjekti është ribërë disa herë në versione të ndryshe duke u përshtatur me origjinalin. Ku i fundit ka qenë filmi i vitit 1983, në të cilin interpretonin Al Pacino dhe Michelle Pfeiffer me regji të Brian DePalma. Ai është një ripërpunim i historisë së emigrantëve, që tregohet në filmat e vitit 1932 dhe 1983, dhe do të vendoset në Los Angeles.

Ekzistojnë dy versione të mëparshme: origjinali i vitit 1932 që interpreton Paul Muni dhe i drejtuar nga Hoëard Hawks, dhe ai i 1983 që u ripunua nga  Al Pacino dhe i drejtuar nga Brian De Palma.

Guadagnino e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij duke drejtuar filma që kanë pasur sukses. Sëfundmi kujtojmë se ai drejtoi edhe një version të ri të filmit ‘Suspiria’ për Amazon Studios, në të cilin luanin Dakota Johnson, Tilda Sëinton dhe Chloe Moretz.

Ai është regjisori i filmit “Më thirr me emrin tënd”, që ka  fituar një  Academy Aëard, si edhe është nominuar për Oscar.

Në këtë video është një fragment i versionit të vitit 1983.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture al pacino luca guadagnino al pacino luca guadagnino

Sondazh

Poll