Bota

A ndoqi Suedia modelin e duhur për pandeminë e koronavirusit? Zyrtarët suedezë: Nuk duhet ta ndjekë asnjë vend në botë,

16 Maj 2020, 14:44 Nga DOSJA
A ndoqi Suedia modelin e duhur për pandeminë e koronavirusit?

SUEDI– Ndërsa e gjithë bota u izolua për shkak të koronavirusit Suedia ishte i vetmi vend që nuk mori masa të rrepta edhe pse me një numër të lartë të infektuarish dhe viktimash.

Restorantet dhe madje klubet e natës po funksionojnë, megjithëse nën udhëzime për të zbatuar distancimin shoqëror. Shkollat ​​për nxënës nën moshën 16 vjeç mbeten të hapura. Mbledhjet e mëdha janë të kufizuara në një maksimum prej 50 njerëzve. Këto masa në dukje  tërhoqën vëmendjen e shtetve të tjera të cilat u shprehën se është një vend për t;u marrë shembull.

Edhe për jo-konservatorët, qasja Suedeze tani është duke u parë si një “alternativë”  për t’u ndjekur. Kolumnisti i New York Times, Thomas Friedman sugjeroi këtë fundjavë që Presidenti Trump mund të të “ndjek Suedinë”, ndërsa kërkon të “rihapë” ekonominë amerikane. Por zyrtarët suedez modelin e tyre nuk ua propozojnë vendeve të tjera të botës.

“Kjo është një maratonë, kronavirusi nuk ka mbaruar.” tha Karin Ulrika Olofsdotter, Ambasadori i Suedisë në Shtetet e Bashkuara, në një intervistë të fundit për Today’s World View. Ajo tha se janë  bërë shumë “keqkuptime” se Suedia nuk po lufton me koronaviruisn.

Suedia ka regjistruar 3,256 vdekje të lidhura me koronavirus dhe më shumë se 26,000 raste të konfirmuara. Pjesa më e madhe e atyre që kanë humbur janë mbi moshën 70 vjeç.

Shkalla e vdekjes së koronavirusit të Suedisë për një milion qytetarë është më e lartë se ajo e Shteteve të Bashkuara, dhe numri i vdekjeve të saj koronavirus është dukshëm më i lartë se fqinjët e saj.

Burimi:washingtonpost.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi suedia koronavirusi ne suedi suedia

Sondazh

Poll

Bota 16 Maj 2020, 11:40

ITALI-Masat shtrënguese të marra nga shtetet e ndryshme për shkak të COVID-19, kanë nxitur pakënqaësi dhe zemërim tek qytetarët. Ditën e sotmë në Milano, dhjetë...