Art&Argëtim

15 Maj 2020, 18:56 Nga DOSJA

PRISHTINE– Ditën e sotme vajza e Robert Berishës dhe Nora Istrefit, Renee feston ditëlindjen e saj të pestë. Urime të shumta kanë ardhur për vogëlushen nga miqtë e prindërve mirëpo urimi që vjen prej 5 vitesh me këndim është ai i ‘babi Robertit’ për vajzën e tij. Roberti luajti në piano për të voglën e tij duke i dedikuar fjalët më të ëmbla që një baba mund t’i kushtojë vajzës së tij.

Nora dhe Roberti nuk e kanë lënë me kaq. Edhe pse në kohë karantine ata të dy kanë vendosur të bashkohen për t’ja festuar ditëlindjen Renees. Çifti kanë organizuar një festë në oborrin e tyre ku kanë ftuar disa nga miq të vajzes.

Dhuratat nuk do kenë mbaruar për të voglën mirëpo ajo që shihet nga postimet në Instagram është një makinë tip ‘Range Rover’ e cila mund të jetë dhuarata e prindërve për të voglën.

Duke qënë se këtë vit Renee feston 5 vjetorin sigurisht që Nora dhe Robert do donin një festë akoma më të madhe me më shumë njerëz mirëpo vajza e tyre mund të mjaftohet me faktin që dy prindërit i ka afër.

(A.B)/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ditëlindje nora istrefi robert berisha ditëlindje nora istrefi robert berisha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Maj 2020, 17:34

TIRANË- Një grup aktorësh dhe regjisorësh e skënaristësh i janë drejtuar sot Presidentit Ilir Meta e kreut të PD, Lulzim Bashës që të mos pengojnë ndërtimi...