Art&Argëtim

Pjata e preferuar e shqiptarëve shfaqet në Vogue/ Bebe Rexha gatuan për të vëllain ‘groshë’: E thjeshtë për të për

15 Maj 2020, 18:58 Nga DOSJA
Pjata e preferuar e shqiptarëve shfaqet në Vogue/ Bebe Rexha gatuan

SHBA- Bebe Rexha së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘British Vogue’ aty ku ka treguar pasionin e saj më të madh për momentin…përveç muzikës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se gjatë kohës që ka qënë në karantinë ia ka marrë dorën gatimit. Për ‘British Vogue’ Bebe ka gatuar pjatën tipike shqiptare, fasulen.

“Çfarë bëj unë në karantinë, rri në shtëpi, gatuaj ushqimet e preferuara me shokun tim më të mirë, vëllain Flor Rexha. Do përfundojmë groshët tona. Kjo është pjata më e thjeshtë shqiptare për të përgatitur,”- shprehet Bebe.

Bebe zbulon për Vogue se fasulet ia bënte gjithmonë mamaja e saj kur ajo ishte e vogël per të treguar më pas gatimet e tjera që do përgatiste për drekë.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe tregon me krenari gatimet shqiptare. Këngëtarja poston vazhdimisht në story në Instagram gatime si byrek apo gjellëra të ndryshme shqiptare.

(A.B)/ dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha fasule gatime bebe rexha fasule gatime

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Maj 2020, 17:34

TIRANË- Një grup aktorësh dhe regjisorësh e skënaristësh i janë drejtuar sot Presidentit Ilir Meta e kreut të PD, Lulzim Bashës që të mos pengojnë ndërtimi...