“Turp! Është një pasuri”, Florjan Binaj reagon ashpër për vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar: Ndërto një teat
15 Maj 2020, 12:58Nga DOSJA
TIRANË– Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka reaguar ashpër për vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Binaj thotë se Teatri është një pasuri kombëtare e shkruajtur e zeza mbi të bardhë dhe duhet ruajtur si një e tillë.
Aktori e ka quajtur një turp vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke shtuar se as popujt e pasur nuk i prishin pasuritë e tyre.
“Kur qytetarët nuk zgjedhin qeverinë që duan, qeveria zgjedh votusit që do. E shkruar e zeza mbi të bardhë që Teatri Kombëtar është një pasuri! Është një pasuri. As popujt e pasur nuk i prishin pasuritë! Turp.”- ka thënë aktori.
Binaj thotë se duhet ndërtuar një teatër i ri dhe jo të shembet teatri ekzistues.
“Ndërto një teatër të ri pa prishur të vjetrin.”- shkroi Binaj në një postim tjetër.
Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. Ndërkohë sot artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinerët që firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godinës. Ndërkohë është proceduar për hrë të dytë, kryedemokrati Lulzim Basha, me 39 protestues të tjerë, pas protestës së zhvilluar.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca duket se e ka shfrytëzuar për projekte të suksesshme kohën e karantinës. Emri i saj po bëhet goxha i ...
TIRANË– Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka reaguar ashpër ndaj ministres Elisa Spiropali, e cila një ditë më parë gjatë seancës plenare në Kuvend i quajti ...
TIRANË- Gazetarja Sonila Meço njofton se është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra masë administrative, nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, p...
Farah Dhukai, blogerja e njohur që tregon truke dhe mënyra sesi vajzat të bëjnë më lehtë Make-up ndryshe nga ditët e tjera, ditën e sotme ka publikuar një vid...
TIRANË– Kejvina Kthella është një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale pasi në Instagramin e saj nuk mungojnë postimet provokuese.Sëfundmi pë...
Art&Argëtim15 Maj 2020, 09:30
TIRANË– Izolimi në shtëpi prej më shumë se dy mujash si shkak i koronavirusit ka mërzitur shumë njerëz. Ndërkohë që shumë njerëz kanë shijuar karanti...
AUSTRI– Një lajm i hidhur ka ardhur nga Austria, ku Princesha Maria Galitzine ka humbur jetën në moshën 31-vjeçare. Sipas mediave të huaja, është mësuar ...
TIRANË– Ish-missi shqiptar Trejsi Sejdini pavarëisisht izolimit si shkak i koronavirusit ka gjetur një mënyrë si të argëtohet. Ajo vazhdimisht publikon fot...