Art&Argëtim

“Buzëqeshja ime e thyer”, përloti rrjetin me videon e saj, blogerja e njohur rrëfen problemet me shëndetin mendor: Të g

15 Maj 2020, 10:12 Nga DOSJA
“Buzëqeshja ime e thyer”, përloti rrjetin me videon e saj,

Farah Dhukai, blogerja e njohur që tregon truke dhe mënyra sesi vajzat të  bëjnë më lehtë Make-up  ndryshe nga ditët e tjera, ditën e sotme ka publikuar një video ku tregon problemet me shëndetin mendor që po kalon për shkak të pamundësisë për t’u bërë nënë dhe ofendimeve  që merr çdo ditë nga ndjekësit në rrjetin sociale Instagram.

Në videon që Farah ka publikuar shfaqet pa makijazh dhe flet për vështirësitë e që ka hasur për 3 vjet me rradhë që nga dita kur është munduar të bëhet nënë.

Shihet e mbytur në lot e ndërkohë shprehet se femrat fajësohen gjithnjë kur një çift nuk bën dot fëmijë, por në fakt janë dy njerëz që po përpiqen për të qenë prindër e për të pasur një familje më të madhe.

Ndër të tjera Farah shtoi se asnjëherë nuk duhet të bësh komente për shtatzëninë ose jo të një gruaje, sepse çifti mund të jetë duke vuajtur me probleme të infertilitetit, abortit ose shëndetit mendor.

Ndodh që njerëzit që janë në rrjetet sociale dhe ndjekin një personazh të caktuar, mendojnë se ata kanë gjithçka perfekt  dhe nuk kanë probleme për faktin që ato  zgjedhin të shfaqen gjithmonë të lumtur, por jo gjithçka është ashtu siç duket.

 

 

 

I’ve had a heavy heart for the last little while and I haven’t expressed it, because I’ve always wanted to keep my social media a positive place where everyone could come and get away and not have to worry about drama, or any personal problems. But… I’ve reached a point where my mental health is being effected and I can’t hide behind my broken smile anymore. There’s something that I really need to talk about… please click the link in my bio to watch. Thank you for your love and support through all these years ❤️

A post shared by Farah Dhukai (@farahdhukai) on

Blogerja thotë se dëshira e saj më e madhe është të bëhet nënë, por për fatin e keq po i humb shpresat për ta arritur nga gjykimet e padrejta të njerëzve.

“Unë kam pasur një zemër të lënduar kohët e fundit dhe nuk e kam shprehur, sepse gjithmonë kam dashur t’i mbaj mediat e mia sociale një vend pozitiv, ku të gjithë mund të vijnë dhe të largohen dhe nuk duhet të shqetësohen për dramën, ose çdo problem personal. Por … Kam arritur në një pikë ku shëndeti im mendor po ndikohet dhe nuk mund të fshihem më pas buzëqeshjes time të thyer. Ka diçka për të cilën me të vërtetë duhet të flas … ju lutem klikoni linkun në bio për ta parë. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve ”!

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz  farah dhukai  farah dhukai

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Maj 2020, 09:30

TIRANË– Izolimi në shtëpi prej më shumë se dy mujash si shkak i koronavirusit ka mërzitur shumë njerëz. Ndërkohë që shumë njerëz kanë shijuar karanti...