Shteti garant i 60 % të principalit! 15 mld lekë garanci sovrane për bizneset e prekura nga COVID-19, mësoni cilat kategori
14 Maj 2020, 06:25Nga DOSJA
TIRANË– Qeveria shqiptare ka vendosur që të japë 15 miliardë lekë mbështetje për garancinë e dytë sovrane, para të cilat do të përdoren nga të gjitha sipërmarrjet e prekura nga pandemia. Lajmin e ka bërë me dije, Ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila shkruan se garancia sovrane 2 ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet që kanë një historik të mirë në lidhje me marrëdhënien kreditore. Gjithashtu, Denaj shkruan se nga kjo garanci sovrane përjashtohen ato biznese që cilësohen si kreditorë të këqinj.
Kredia ka një afat shlyerjeje deri në 5 vite, dhe do të fillojë të lëvrohet nga java që vjen. Të gjitha bizneset e interesuar do të mund të drejtohen në bankat e nivelit të dytë për të aplikuar për kredi.
Nga këto kredi që biznesi do të marrë, qeveria del garant për 60 % të çdo huaje që bankat do të lëvrojnë për to, ndërsa 40 % tjetër do të dalë garant vetë sipërmarrja.
Statusi i plotë i Denajt
15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2. Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria ?? garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:
✅ Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë ✅ Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime ✅ Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet ✅ Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj
Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë. Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë. #MbështesimSipërmarrjen
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- Parashikimet për ecurinë ekonomike të Shqipërisë këtë vit, sa vijnë e bëhen më pesimiste, duke na renditur ndër vendet që priten të ketë më shumë humb...
TIRANË– Avokatja Denisa Daka, e ftuar në emisionin “Rudina”, ka treguar se cilat kanë qënë klientet e saj gjatë kohës së karantinimit.Në fjalën e saj...
TIRANË- Qeveria ka mirautar sot një tjetër instrument financiar për të ndihmuar bizneset gjatë periudhës së pandemisë. Mësohet se sot është miratuar garanc...
TIRANË- Arben Ahmetaj, ministër për Rindërtimin dhe përgjegjës për përballimin e situatës së COVID-19, ka folur sot për efektinë ekonomik të pandemisë. Në ...
TIRANË- Astrologia Meri Shehu parashikon që deri në fund të muajit Maj do të marrim vesh shumë të vërteta, mes të tjerash edhe të vërtetën për virusin koro...
TIRANË- Rikthimi i klasave të 12 në shkollë do të shoqërohet me rregulla strikte. Mbi 31 maturantëve do t’u jepet mundësia për të realizuar përsëritjen e n...
Lindita Miloti është e bija e Xhevdet Milotit, ish-sigurims shteti në kohën e regjimit komunist.E ftuar në studion e “Shqipëria Live”, Lindita hodhi akuza të rë...
Ekonomi13 Maj 2020, 14:27
Izolimi nga Covid-19 prodhoi mjaft ngjarje dhe konflikte nga më të pabesueshmet që ndryshe njihen si mosmarrëveshje banale. Disa kanë kërkuar ndihmë në polici p...
TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim që ka zhvilluar me drejtues të bankave dhe përfaqësues të bizneseve ka pohuar se sfida...
SHQIPËRI-Sipas burimeve në tatime në total janë evidentuar 19.446 pozicione pune në këto profesione që vlerësohen të nënpaguar. Nisur nga këto gjetje tatim...