Ekonomi

Garancia Sovrane 2, Denaj tregon detajet: Shlyerja deri në 5 vite, rimëkëmbim ekonominë

13 Maj 2020, 20:27 Nga DOSJA
Garancia Sovrane 2, Denaj tregon detajet: Shlyerja deri në 5 vite,

TIRANË- Qeveria ka mirautar sot një tjetër instrument financiar për të ndihmuar bizneset gjatë periudhës së pandemisë. Mësohet se sot është miratuar garancia e dytë sovrane, ku biznesi mund të marrë kredi me interesa zero.

Në një reagim në mediat sociale, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se janë 15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2. Denaj shton se qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare.

Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj ? Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë. ? Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë. #MbështesimSipërmarrjen”, është ky reagimi i Denajt.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj garancia sovrane masat kunder covid 19 anila denaj garancia sovrane masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Ekonomi 13 Maj 2020, 14:27

Izolimi nga Covid-19 prodhoi mjaft ngjarje dhe konflikte nga më të pabesueshmet që ndryshe njihen si mosmarrëveshje banale. Disa kanë kërkuar ndihmë në polici p...