Ekonomi

“Në 21 maj do shohim numrin e saktë të të papunëve”, Ahmetaj optimist: Brenda 3 muajve do kemi rimbëkëmbje të ekonom

13 Maj 2020, 19:50 Nga DOSJA
“Në 21 maj do shohim numrin e saktë të të

TIRANË- Arben Ahmetaj, ministër për Rindërtimin dhe përgjegjës për përballimin e situatës së COVID-19, ka folur sot për efektinë ekonomik të pandemisë. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, Ahmetaj u shpreh se prilli ka shkaktuar një shok ekonomik, pasi janë mbi 9 mijë të papunë nga pandemia.

Më tej ministri u shpreh se Shqipëria do ta rimarrë veten nga pandemia dhe brenda 3 muajve do të ketë sërish hapje të vendeve të punës si më parë.

Numri i saktë i të papunëve do të dalë më 21 maj gjithë papunësia e periudhës mars- prill. Kjo ka të bëjë me listapagesat dhe kontributet. Do të shohim saktë çfarë kemi humbur. Nëse do i referohemi jo bizneseve të mbyllura, por për marsin papunësisë pra largimit nga listpagesat. Papunësia e shtuar ishte 9 mijë vetëm në mars. Prilli është më dominant. Ishte kulmi, shoku ekonomik që shkon nga kërkesa, se është goditur në themel kërkesa, qoftë me faktor të jashtëm dhe të brendshëm dhe këtu shihet prodhuesi duke përfshirë edhe turizmin, kërkesa e brendshme, konsumi apo reflektimi në uljë të importit. Në prill lëvizjet import- eksport janë më domethënëse. Saktësisht do jetë shifra më 21 maj”, u shpreh ndër të tjera Ahmetaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi arben ahmetaj demi ekonomik nga covid-19 masat kunder covid 19 arben ahmetaj demi ekonomik nga covid-19 masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Ekonomi 13 Maj 2020, 14:27

Izolimi nga Covid-19 prodhoi mjaft ngjarje dhe konflikte nga më të pabesueshmet që ndryshe njihen si mosmarrëveshje banale. Disa kanë kërkuar ndihmë në polici p...