Art&Argëtim

Mos flini sonte! Në qiell do të shfaqen pamje ‘spektakolare’, Hëna dhe Marsi më afër se kurrë me njëri-tjetrin (ORARI

13 Maj 2020, 18:19 Nga DOSJA
Mos flini sonte! Në qiell do të shfaqen pamje

Mbrëmjen e sotme në qiell do të shfaqen pamje spektakolare pasi Marsi do të jetë shumë pranë Hënës. Mirëpo për të parë këtë ndoshta sonte do t’ju duhet të qëndroni pa gjumë pasi spektakli do të ndodhë disa orë përpara lindjes së diellit, pra rreth orës 3:00.

Sipas shkencëtarëve, edhe pse do të duket mjaft afër, Marsi është 425 herë më larg Tokës, krahasuar me Hënën.

Si duket sakrifica e të qëndruarit zgjuar apo të çuarit nga gjumi mund t’ia vlejë pasi veç “afrimitetit” të Hënës me Marsin, mund të shihni gjithashtu edhe Jupiterin e Saturnin teksa ndriçojnë qiellin.

Marsi aktualisht renditet si “ylli” i tetë më i ndritshëm që ndriçon qiellin, ndërsa Jupiteri është objekti i katërt më ndriçues në qiell.

Burimi:arthsky.org

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete marsi marsi

Sondazh

Poll