Ekonomi

Aviacioni Civil mesazh pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë: Do ketë vonesa, ka grevë

25 Mars 2019, 10:06 Nga DOSJA
Aviacioni Civil mesazh pasagjerëve që udhëtojnë drejt

TIRANË- Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar të gjithë pasagjerët që udhëtojnë sot drejt Italisë se ata mund të kenë vonesa në nisje.

Në një postim në Facebook, AAC ka bërë me dije se të gjithë pasagjerët që kanë prerë biletën për të udhëtuar sot drejt Italisë, duhet të kenë kujdes pasi punëtorët e sindikatave në shtetin fqinj kanë paralajmëruar një grevë katër orëshe nga 10:00-14:00.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë në 25 Mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00. Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve.

AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata”, shkruhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Si rezultat i kësaj greve priten vonesa në fluturime nga aeroporti i Rinasit, ndërsa këshillon pasagjerët që të konsultohen me kompanitë që kanë rezervuar biletën me qëllim që të evitojnë pritjet e gjata.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale autoriteti i aviacionit civil greve ne itali pritjet ne aeroport vonesa ne nisje autoriteti i aviacionit civil greve ne itali pritjet ne aeroport vonesa ne nisje

Sondazh

Poll