Aktualitet

Arrijnë në Angli në mënyrë ilegale dhe mbjellin 2,000 bimë drogë. Arrestohen 3 shqiptarët(EMRA+FOTO)

Mësohet se të arrestuarit janë, Fatlum Alija, 27- vjeç, Fatbardh Selimi, 42-vjeç dhe Agim Isufi, 19 -vjeç, të gjithë pa adresë fikse.
Featured image of article: Arrijnë në Angli në mënyrë ilegale dhe mbjellin 2,000 bimë drogë. Arrestohen 3 shqiptarët(EMRA+FOTO) Fatlum Alija, Fatbardh Selimaj dhe Agim Isufi
Përditësuar:

ANGLI- Policia angleze ka zbuluar një fermë të madhe droge e cila kapte vlerën e 825 mijë paundëve. Mediat e huaja kanë raportuar se për 2,000 bimët e mbjellura të cilat ishin në faza të ndryshme rritjeje kujdeseshin 3 shqiptarë, që tashmë janë vënë në pranga.

Mësohet se të arrestuarit janë, Fatlum Alija, 27- vjeç, Fatbardh Selimi, 42-vjeç dhe Agim Isufi, 19 -vjeç, të gjithë pa adresë fikse.

Shtetasit shqiptarë në Angli ishin futur në mënyrë ilegale dhe rruga e vetme për të paguar transportin sipas tyre ishte mbjellja e kanabisit.

“Sikur të mos realizohej ky operacion, sasi të mëdha do të kishin përfunduar në rrugët e veri-lindjes së Anglisë. Për pasojë, shumë njerëz do të ishin përfshirë në krim qoftë duke e konsumuar qoftë duke financuar blerjen”.- tha një gjykatës i cili kishte në dorë çështjen e tre shqiptarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se operacioni u zhvillua më më 20 shkurt dhetë tre burrat u arrestuan. Alija dhe Selimi u burgosën për dy vjet dhe Isufi u dërgua në një institucion të ri të shkelësve për 20 muaj.

Burimi: chroniclelive.ews

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment