Art&Argëtim

Premiera e ‘Dy Gisht Mjaltë’/ Nga të ftuarit VIP deri tek sekretet e prapaskenave, këto ishin surprizat e mbrëmjes

28 Mars 2019, 12:43 Nga DOSJA
Premiera e ‘Dy Gisht Mjaltë’/ Nga të ftuarit VIP deri tek

Mbrëmjen e kaluar u transmetua për herë të parë në kinema komedia “2 Gisht Mjaltë”  nga Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata. Këtë pre-premierë, e quajtur kështu nga Ermali, i cili sëbashku me Elvanën vendosën të sjellin për publikun trasmetimin e parë në kinema të kësaj komedie.

Të dy protagonistët  kanë mbajtur një fjalim përpara publikut në sallë, përpara se filmi të transmetohej. Me humorin që e karakterizon, Ermali ka treguar se kujt ia dedikon filmin “2 Gisht Mjaltë”. “Nuk do t’ia dedikoj as Amit, as djalit dhe as vajzës, por vetes. Do t’ia dedikoj për t’i kujtuar vetes që këtë pjesën e 2 gisht mjaltit ta zgjasë sa më shumë të jetë e mundur. Kaq”,-është shprehur Ermali.

Elvana pasi është shprehur shumë e lumtur që më në fund është realizuar ky projekt, ka folur edhe për skenën që i duhej të puthej me Ermalin.

“Ka qenë një eksperiencë e bukur. Ka pasur disa skena të bukura, të jem e sinqertë, ideja që jam në çift me vëllain tim, sesi nuk më hëngri mortja që duhet të të puthja ty. Por e bëra. Shijojeni”,-është shprehur Elvana.

Në këtë premierë të filmit, nuk munguan personazhet e njohur të skenës dhe jo vetëm, pjesë e kastit të aktorëve ishte edhe kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj me bashkëshorten, Ajola Xoxa, e cila përmes një postimi u shpreh e lumtur që ky projekt u realizua.

Në këtë premierë të ftuarit kryesorë ishin personazhet e njohur të ekranit, aktorë dhe miq të mirë të kastit të aktorëve, si: Jonida Vokshi, Alketa Vejsiu, Ervin Kurti, Elma Doresi, Nevina Shtylla, Rezart Veleshnja, Armina Mevlani.

Sigurisht, ideja e këtij projekti ishte e Ermalit, i cili e tregoi kështu lindjen e idesë së ‘Dy gisht mjaltë”. “Ky film filloi nga një dëshirë, nga një fjali e shkëputur pa lidhje në një nga darkat e mia me Elvanën. Dhe kaq duhej që të fillonte skenari i një filmi”,-është shprehur Ermali.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi premiera e 'dy gisht mjaltë' dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi premiera e 'dy gisht mjaltë'

Sondazh

Poll