Aktualitet

Mbledhin skrap dhe kanaçe për të siguruar bukën e gojës, Fiona apel Ramës: Nuk kam televizor dhe as telefon për të mësu

10 Maj 2020, 13:01 Nga DOSJA
Mbledhin skrap dhe kanaçe për të siguruar bukën e

TIRANË– Kjo është Fjona nxënëse e klasës së pestë në fshatin Larushk. Vajza e cila prej afro gjashtë muajve jeton në çadër, me prindërit dhe vellain, pasi nga dëmtimet e banesës ajo është bërë e pabanueshme. Fjona ka një mesazh për kryeministrin Edi Rama, duke ju drejtuar si i vetmi për ti dhënë buzëqeshjen vajzës dhe familjes së saj.

Ajo tregon mes lotësh se prindërit e saj punojnë duke mbledhur skrap dhe kanaçe për të siguruar kafshatën e gojës. Në këtë situatë pandemie prindërit e së miturës i kanë patur mundësitë e kufizuara për të siguruar punën e përditshme, ndaj dhe vajza qahet nga mungesa e të ardhurave për të blerë sendet e domosdoshme për t’u ushqyer.

Më tej ajo ka treguar dhe për rënjen e saj në mësime, nuk renditet më ndër nxënësit e shkqlëyer të shkollës. I mungojnë paisjet për të zhvilluar mësimin në kushtet e kësaj situate të krijuar. Atyre i mungojnë dy paisjet kryesore si aparati celular dhe interneti, në përfitimin e dijeve në një situatë karantine për të gjithë brezat e nxënësve.

Fjona shpreson tek institucionet por ajo më së shumti tek kreu i Qeverisë Rama, ndaj dhe apeli i drejtohet pikërisht Kryeminsitrit të vendit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama fiona fiona apel kryeministrit edi rama fiona fiona apel kryeministrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2020, 11:57

10 Maj/ Përkujtohet Dita kombëtare e Drejtësisë

SHQIPËRI- “Dy gjëra duhen në këtë jetë: E drejta dhe Fuqia (kupto – shteti). E drejta pa fuqi, si dhe fuqia pa të drejtë, është si një krah i vetëm”.- janë...