Politike

Qëndresa Qytetare dhe studentët padisin ministren Shahinit: Anulo zgjedhjet në universitete

8 Maj 2020, 08:39 Nga DOSJA
Qëndresa Qytetare dhe studentët padisin ministren Shahinit: Anulo

TIRANË– Organizata Qëndresa Qytetare dhe disa studentë kanë paditur në Gjykatën Administrative ministren e Arsimit, Besa Shahini. Në padinë e dorëzuar ditën e sotme, ata kërkojnë anulimin e zgjedhjeve të 12 qershorit në Universitete pasi studentët nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë për shkak të masave të koronavirusit.

Zgjedhjet janë parashikuar që të mbahen pas dita javësh, më 12 qershor por pjesëmarrja në votim nuk mund të ndodhë për shkak të masave të marra prej koronavirusit.

“Në vijim të nismës për parandalimin e zgjedhjeve pa studentë që pritet të mbahen më 12 qershor në universitetet e vendit. Qëndresa dhe studentët depozituan sot në Gjykayën asministrative një akt-padi për rrëzimin e Urdhrit të Ministrtes për zhvillimin e zgjedhjeve në univeriteteve,”-shkruhet në padi.

Prej ditësh në vend ka nisur një debat për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Universtitetin e Tiranës. Ministria e Arsimit dhe Rektorati nisën punën dhe kërkojnë që zgjedhjet të mbahen në 12. Ndërkohë grupime të ndryshme studentësh e kanë kundërshtuar. Ata kanë kërkuar që zgjedhjet të mos mbahen tani në qershor, pasi rrezikohet jeta e tyre por dhe procesi nuk mund të jetë i rregull. Me anë të kërkesave ata janë shprehur se zgjedhjet duhet të zhvillohen pasi të përfundojë pandemia.

Nga ana tjetër gjithashtu Rektori i UT, Mynyr Koni ka kërkuar anulimin e zgjedhjet dhe ka shkarkuar pedagogët që janë në Komisionin Institucional të zgjedhjeve me motivacionin se kishin shkelur rregullat, pasi nisën procedurën për hapjen e garës për Rektor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini zgjedhjet ne universitet besa shahini zgjedhjet ne universitet

Sondazh

Poll

Politike 7 Maj 2020, 20:33

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i kërkoi me ton të ashpër gazetarit Çim Peka që të mos bërtiste dhe të pushonte.Në një lidhje me Skype në emisio...