Art&Argëtim

I izoluar në shtëpi prej COVID-19/ Gjeto Luca tregon ndjesinë: Koronavirusi na mblodhi me gratë, e përjetova keq

8 Maj 2020, 06:17 Nga DOSJA
I izoluar në shtëpi prej COVID-19/ Gjeto Luca tregon ndjesinë:

TIRANË- Anulimi i dasmave dhe i koncerteve kanë qenë në fokusin kryesor të artistëve ditët e fundit. Kështu ka qenë edhe për këngëtarin Gjeto Luca.

Në një intervistë për emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus, Gjeto Luca rrëfeu se si po i kalon këto ditë izolimi, teksa u shpreh se ndonëse e ka përjetuar keq në fillim,kjo pandemi e ka një të mirë, e ka mbledhur me gruan.

“Me thënë të drejtën dhjetë ditëshin e parë e përjetova keq pastaj thashë që duhet me e mbledh veten se nuk ishim mësuar me ndenj si të gjithë shqipëtarët dhe fillova me u integru. Duke pasur shtëpi private jam marrë jo me lule, jo me pemë. Në dhjetë ditëshin e parë na ra si bombë na stresoi dhe duke ndjekur në media bëhet më e ëgër bëhet më stresante. Mirëpo edhe njeriu duhet me e mbledh veten duhet me u rujt por i ka pasur edhe të mirat e veta na ciftoi ne që kemi qenë rrugëve na mblodhi me gratë na mblodhi në shtëpi”, u shpreh me humor këngëtari.

Përsa i përket koncerteve dhe dasmave Gjeto u shpreh se shumë prej tyre janë anuluar dhe kjo shkon kundër traditave shqiptare.

“Bëmë tre koncerte dhe na janë anuluar edhe katër. I kemi anuluar të gjitha me rradhë ishalla nuk po na bllokohen dasmat sepse edhe i fikim njerëzit se është gjynah një herë martohet. Ne nga veriu dhe nga Kosova e kemi si natyrë mos me e anullu dasmën mos e e shty datën e dasmës.”

Gjeto prezantoi edhe djalin e tij Marko , ku babë e bir kanë bërë edhe bashkëpunimin e tyre të dytë, një këngë e cila ka marrë mijëra klikime.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gjeto luca gjeto luca

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Maj 2020, 20:47

TIRANË- Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka reaguar pas vdekjes së Maks Velos. Në një shkrim SHASH shkruan se sot është larguar një figurë poliedrike in...

Art&Argëtim 7 Maj 2020, 18:44

TIRANË– Balerini Graciano Tagani është përballur sërish me gazetarin Ronaldo Sharka, të cilin e kapi për fyti dhe i gjuajti me shuplakë pak muaj më p...