Art&Argëtim

Nuk reshtën së kritikuari për deklaratën e tij për librat/ Reagon sërish Ermal Mamaqi, zgjedh foton e Klaudia Pepës: Si s

7 Maj 2020, 19:22 Nga DOSJA
Nuk reshtën së kritikuari për deklaratën e tij për

TIRANË- Disa ditë më parë aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi bëri një deklaratë në lidhje me librat, duke thënë se në këtë periudhë nuk duhet të lexohen romane, por libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin, gjë e cila u komentua nga të gjithë.

“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon”, ishin fjalët që tha moderatori.

Por edhe pse shkaktoi shumë polemika Ermali nuk e ka lënë me aq pasi herë pas here ka bërë ironi me kritikat që iu bënë.  Së fundmi balerina e njohur Klaudia Pepa ka postuar një foto në rrjetin e saj të‘Instagramit’ ku shihet duke lexuar një libër e njëkohësisht duke bërë aktivitet, ku shihet se këmbët i ka vendosur mbi libra.

Mesa duket Mamaqi gjeti pikërisht rastin për të marrë ‘hak’ ndaj kritikuesve duke qenë librat ishin pikërisht tema e kritikave. Ai nëpërmjet një komenti që ka bërë në foton e saj i është drejtuar të gjithë kritikuesve në mënyrë ironike.

“Si stë vjen turp. Si e përdhos ashtu librin. E di ça të bëjnë shqiptarët po ja shkele librin me këmbë? Turp…”, ka komentuar Ermal Mamaqi duke bërë ironi.

Deri më tani Klaudia Pepa nuk ka reaguar ende ndaj komentit të aktorit.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ermal mamaqi klaudia pepa ermal mamaqi klaudia pepa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Maj 2020, 18:44

TIRANË– Balerini Graciano Tagani është përballur sërish me gazetarin Ronaldo Sharka, të cilin e kapi për fyti dhe i gjuajti me shuplakë pak muaj më p...