Art&Argëtim

Ish-kryeministri Meksi dedikim prekës për Maks Velon: U dhunove barbarisht, s’pranove të flisje keq për mua

7 Maj 2020, 21:26 Nga DOSJA
Ish-kryeministri Meksi dedikim prekës për Maks Velon: U dhunove

TIRANË- Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka bërë një dedikim për arkitektin Maks Velo i cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Në një koment në Facebook, Meksi kujton kohët kur Velo ishte i burgosur në burgun e Spaçit dhe nuk pranoi kurrë të fliste keq për të edhe pse u dhunua barbarisht.

RIP Maks. Njiheshim që në vitin 1955 kur unë u futa Institutin Politeknik dhe ti ishe në vitin e katërt. U bëmë miq në vitet kur merreshe me studime të trashëgimisë arkitekturore. Përshëndeteshim në xhiron përpara Dajtit deri sa të arrestuan. U ritakuam kur dole nga burgu dhe punoje te Abrazivja. Të jam mirënjohes që në skëterrën e Spaçit nuk pranove të flisje keq për mua. Nuk e harroj. U dhunove barbarisht. Jemi takuar shpesh që atëherë si miq të vjetër. U prehtë në paqe”, shkruan ish-kryeministri.

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare. Velo prej ditësh ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture aleksander meksi maks velo vdes maks velo aleksander meksi maks velo vdes maks velo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Maj 2020, 20:47

TIRANË- Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka reaguar pas vdekjes së Maks Velos. Në një shkrim SHASH shkruan se sot është larguar një figurë poliedrike in...

Art&Argëtim 7 Maj 2020, 18:44

TIRANË– Balerini Graciano Tagani është përballur sërish me gazetarin Ronaldo Sharka, të cilin e kapi për fyti dhe i gjuajti me shuplakë pak muaj më p...