Art&Argëtim

7 Maj 2020, 13:13 Nga DOSJA

TIRANË– Koreografi i famshëm Tan Brama, ka treguar se një këngëtare mjaft e njohur e ka mashtruar dhe nuk i ka dhënë paratë për të cilat kishin rënë dakort. I ftuar në emisionin “Glamour zone”, Brama tha se e kanë mashtruar duke mos i dhënë as lekët për kërcimtarët e tij.

Duke mos i treguar emrin VIP-es, koreografi tha se këngëtarja e njohur i kishte thënë se i kishtë bërë tag në Instagram dhe se për të ishte mjaftueshëm.

Pjesë nga biseda

Tan Brama: Rashë dakord me dikë që spo e përmend emrin që s’do t`i merrja 100 euro por 50 euro për kërcimtar ose 50 mijë lekë. I thashë, mbarojmë punë dhe rregullohemi pastaj me lekët. Mbaroi koncerti, u zhduk. I dërgoj mesazh i them: Lëri lekët e mia, po të paktën më jep lekët e kërcimtarëve të tjerë. Më tha: Po unë iu kam bërë tag në Instagram.

Ester Bylyku: Ky artist është femër apo mashkull?

Tan Brama: Femër, dhe nqs e sheh këtë intervistë le t`i djegi dhe ta dijë që kërcimtarët e mi nuk hanë tag-et që ke bërë ti në Instagram.

Tan Brama është përfolur në rrjet edhe për një sherr që ka pasur me këngëtaren Elvana Gjata. Një vit më parë, mes tyre ndodhi një konflikt dhe ishte Brama ai që e ‘akuzoi’ këngëtaren si xheloze ndaj artisteve të reja. Kjo ndodhi fill pasi Elvana Gjata e përjashtoi Tan Bramën nga trupa e saj e baletit, sepse sipas tij kishte performuar dhe për këngëtaren me origjinë nga Kosova, Kidën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz tan brama tan brama

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Maj 2020, 09:01

KOSOVË– Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë në qendër të kritikave nga ndjekësit, ditën e djeshme, pasi postoi një foto në rrjete sociale, ku shfaqej në një f...