Ekonomi

Sociologu Dragoti: Komunikoni sa më shumë, mund të ulim vdekshmërinë me 50%

6 Maj 2020, 13:13 Nga DOSJA
Sociologu Dragoti: Komunikoni sa më shumë, mund të ulim

TIRANË- Sociologu Edmond Dragoti, ka folur sot për aspektet negative që ndikojnë në shëndetin mendor këtë periudhë karantine. Në një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live”, Dragoti u shpreh se  stresi tek qytetarët këto kohë është shtuar, pasi ka më shumë frikë për shëndetit, ka informacionin jo të saktë, por shunë ndiikon dhe izolimi.

Ai më tej tha se duhet të komunikojmë sa më shumë, edhe me anë të platformave online, pasi sipas tij komunikimi, mund të ulë vdekshmërinë deri në masën 50%.

Karantina është stresor i fortë, sepse krijon stres paratraumatik. Funksionon frika për shëndetin e vet, por edhe shëndetin e të tjerëve, këto janë stresorë. Një stresor tjetër është që kemi humbur marrëdhënien me punën, familjen, shoqërinë dhe kjo shkakton stres. Informacioni është një stres. Informacioni duhet të jetë i qartë, i saktë.  Një nga gjërat që kanë theksuar studimet është frika që kanë njerëzit për të mos dhënë dorën, të mos takohen. Në rekomandimet që do të jepja unë është e rëndësishme që karantina të jetë optimale jo më shumë seç duhet dhe jo më pak seç duhet. Ne e kemi aktualisht graduale. Informacionet duhet t’i përzgjedhim. Në momentin që duam të shmangim mërëzinë, është e domosdoshme të komunikojmë sa më shumë, të komunikojmë me anë të platormave online. Komunikimi e ul me 50% nivelin e vdekshmërisë te njerëzit”, u shpreh sociologu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale edmond dragoti masat kunder covid 19 stresi ne karantine edmond dragoti masat kunder covid 19 stresi ne karantine

Sondazh

Poll