Ekonomi

Deklarata e ministres Shahini: Nuk e kemi vendosur ende se kur do të fillojë viti i ri shkollor

4 Maj 2020, 16:13 Nga DOSJA
Deklarata e ministres Shahini: Nuk e kemi vendosur ende se kur do të

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Besa Shahini, ka folur sot për pezullimin e procesit mësimor në shkolla për shkak të COVID-19, por dhe si do të vijohet më tej me masat e rrepta të sigurisë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Top Talk”, Shahini tha ende nuk dihet se çfarë do bëhet me vitin e ri shkollor, pasi ka ende vend për diskutime. Ndërkohë tha se për sa i përket vitit akademik, mund të vijohet sipas planit e të niset sërish në nëntor.

Nuk e kemi vendosur ende se kur do të fillojë viti i ri shkollor. Do të shikojmë procesin besoj se nuk do kemi ndryshime. Nëse ka një rritje të të infektuarve marrim vendime anuluese të planeve. Pastaj do të marrim vendim se kur do të fillojmë vitin e ri shkollor. Vitit i ri akademik mund të fillojë me një vonesë dy javore. Të fillohet puna me studentët që diplomohen. Në nëntor mund të filloj viti i ri akademik.” ka thënë ajo .

Shahini ka folur edhe rreth zgjedhjeve në Univeristet, ku ka thënë se ministria ka në dorë vetëm datën dhe është punë e brendshme në Univeristet për zhvillimin e zgjedhjeve. “Është një punë e brendshme e universitetit. Ministria ka vetëm datën e zgjedhjeve”, u shpreh ajo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale besa shahini masat kunder covid 19 viti i ri shkollor besa shahini masat kunder covid 19 viti i ri shkollor

Sondazh

Poll