Ekonomi

“Gjendja e biznesit shumë e vështirë”/ Biznes Albania thirrje qeverisë: Mos e konsideroni të mbyllur ndihmën për ekon

4 Maj 2020, 07:03 Nga DOSJA
“Gjendja e biznesit shumë e vështirë”/ Biznes Albania

TIRANË– Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi me anë të një reagimi për shtyp shkruan se  gjendja e biznesit në vend është shumë e vështirë, si pasojë e ndikimit të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Në deklaratë i kërkohet qeverisë të rishikojë edhe njëherë marrëveshjen e saj me bankat në lidhje me kreditë me garanci sovrane, pasi paketat e ndihmave të miratuara nga qeveria ende nuk po gjejnë zbatim.

“Biznes Albania i bën thirrje Qeverisë që të mos e konsiderojë të mbyllur ndihmën dhe kontributin për ekonomine vetëm me dy garancitë sovrane, por të mendojë për të ndihmuar ndërmarrjet me likujditete e kredi të shpejta me terma të buta dhe me afate të gjata kohore për shlyerje!”, thuhet mes të  tjerash në deklaratë.

Deklarata e plotë:

-Biznes Albania po ndjek me vemendje dhe shqetesim te madh situaten e ndermarrjeve dhe gjendjen e ekonomise! – Pershendesim te gjitha perpjekjet dhe masat e marra per te kombinuar ruajtjen e shendetit te popullates me hapjen graduale te ekonomise!
– Mbeshtesim pepjekjet per hartimin e protokolleve per hapjen e biznesit, me qellim ruajtjen e shendetit te punonjesve dhe popullates! – Por Biznes Albania me keqardhje dhe shqetesim konstaton se shume ndermarrje vazhdojne te jene te mbyllura, ne pamundesi te nisin aktivitetin dhe mjafte punonjes kane nderprere marrdheniet e punes dhe gjendja e biznesit eshte shume e veshtire!  – Biznes Albania konstaton se vendimet te paketes se pare dhe asaj te zgjeruar nuk po gjejne ende zbatim! – Biznes Albania konstaton se ka paqertesi dhe hezitim nga sistemi bankar per dhenien e kredive per pagat e punonjesve, pasi protokolli i hartuar midis qeverise dhe bankave ja kalon te gjithe riskun dhe pergjegjesine bankave! Ku eshte roli i shtetit? -Biznes Albania i kerkon Qeverise te rishikoj marrveshjen me banken ……duke marre me shume pergjegjesi,…. me qellim qe bankat …………..te mos hezitojne ne dhenien e kredise per pagat! ⁃ Biznes Albania duke pare efektin ndihmues te shtyrjes se kredive per tre muaj .. dhe duke vleresuar situaten e veshtire te mjaft ndermarrjeve…… i kerkon Qeverise dhe Bankes se Shqiperise qe te mundesoj shtyrjen e pageses se principalit te kredive për  nje vite…. per te gjitha ndermarrjet e prekura nga Covid 19! – Biznes Albania i bene thirrje Qeverise qe te vihet ne levizje garancia e dyte sovrane .. me qellim qe hapja graduale e ekonomise te shoqerohet me dhenie kredi per bizneset qe rinisin punen! -Biznes Albania keshillon qeverine qe protokollet e hapjes se bizneseve te behen ne konsultim me shoqatat e biznesit dhe me tendence lehtesimi dhe me pak kosto per sipermarrjen! ⁃ Biznes Albania i bene thirrje Qeverise , ….qe te mos e konsideroj te mbyllur ndihmen dhe kontributin per ekonomine vetem me dy garancite sovrane, .. por te mendoj per te ndihmuar ndermarrjet me likujditete e kredi te shpejta me terma te buta dhe me afate te gjata kohore per shlyerje!
⁃ Biznes Albania beson tek aftesite e sipermarrjes shqiptare, …qe me nje mbeshtetje akoma me te madhe te qeverise…te fillojme te nisim pune dhe te ngreme ekonomine shqiptare!

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi biznes albania koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 biznes albania koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll