Ekonomi

“Nuk ka zgjedhje pa ne”, studentët kundër ministrisë, kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës

3 Maj 2020, 18:31 Nga DOSJA
“Nuk ka zgjedhje pa ne”, studentët kundër ministrisë,

TIRANË- Ministria e Arsimit i ka dhënë udhëzim Rektoratit të Universtietit të Tiranës që të vijojnë procedurat për mbajten e zgjedhjeve edhe pse vendi po kalon një situatë pandemie. Nga ana tjetër universitetit ka nisur procedurat e për pak ditë hapet gara, por studentët janë kundër.

Në pamundësi për tu mbledhur dhe për të protestuar në sheshe, ata kanë zgjedhur që protestën e tyre ta bëjnë nga rrjetet sociale. “Protesto nga shtëpia: Nuk ka zgjedhje pa studentët”, kjo është thirrja e e nisur nga Qëndresa Qytetare, por tashmë është përqafuar dhe nga studnetët e tjerë që janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në këtë kohë.

“#JoZgjedhjePaStudentët. Zgjedhjet janë Bilanci i 4 viteve. Zgjedhjet janë Vizioni për 4 vite. Zgjedhjet mbahen për zgjedhësit Universitet po shkojnë drejt zgjedhjeve pa bilanc, pa platforma dhe më e keqja pa zgjedhësit (pjesë e së cilës janë edhe studentët)”, shkruajnë ata në një njoftim.

Edhe pse studentët janë kundër, Rektorati dhe Komisioni Institucional i Zgjedhjeve duket se janë të vendosur që zgjedhjet të mbahen në 12 qershor, siç është parashikuar në urdhrin e dytë të ministrisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale qendresa qytetare studentet kunder ministrise zgjedhjet ne ut qendresa qytetare studentet kunder ministrise zgjedhjet ne ut

Sondazh

Poll