Art&Argëtim

Drejtori i Teatrit Kombëtar thirrje publike Ramës, Çuli: Zhblloko fondet të kemi shfaqe më të bukura, këtë sezon nuk kth

4 Maj 2020, 13:26 Nga DOSJA
Drejtori i Teatrit Kombëtar thirrje publike Ramës, Çuli:

TIRANË- Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli i ka bërë edhe njëherë sot thirrje kryeministrit që të zhbllokojë fondet për teatrin. Në një lidhje direkte për News 24, Çuli tha se  qeveria duhet të zhbllokojë fondet që shfaqet online të jenë me cilësi akoma më të mirë.

“Letra ime e hapur drejtuar kryeministrit nuk kishte qëllim të shqetësonte njeri. Letra nuk ishte asgjë më tepër, veçse dëshira ime për të zhbllokuar disa fonde, qoftë edhe nga sponsori, brenda institucionit, që ne të kishim mundësi për logjistikë më të mirë. Ministria e Kulturës ka hapur një program, jemi në vazhdën e diskutimeve dhe besoj se do të zgjidhet edhe për ne shumë shpejt”, u shpreh ai.

Më tej drejtori i TK, tha se sezon do të mbyllet online, por nëse aktorët kthehen në skenë në tetor, do të punojnë në bazë të rregullave të reja, e protokolleve të vendosura nga qeveria.

Për të folur për një paketë post-koronavirus nuk është aq e thjeshtë. Hapi i parë është zhbllokimi i fondeve tona, ato që na përkasin. Kjo do të jepte një mundësi gjenerimi të projekteve më të bukura. Këtë sezon nuk mund të rikthehemi në skenë, por nëse kthehemi në tetor, duhet një debat i gjerë, edhe për rregulloret e reja që po bëjmë. Duhen parë gjërat hap pas hapi, duhen biseda të forta dhe të gjata me dikasteret përkatëse”, shtoi Çuli.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture fondet per teatrin hervin culi teatri kombetar fondet per teatrin hervin culi teatri kombetar

Sondazh

Poll