Art&Argëtim

‘Pagova disa qindra euro për një natë…’/ Moderatorja tregon ‘çmendurinë’ që bëri nga xheloz

3 Maj 2020, 08:46 Nga DOSJA
‘Pagova disa qindra euro për një natë…’/

TIRANË– Moderatorja Ester Bylyku ka qënë e ftuar në emisonin “Mos i fol shoferit”, ku edhe ka treguar një eksperiencë të sikletshme nga jeta e saj. Esteri ka treguar se nga xhelozia për të dashurin kishte punësuar nëj dedektiv privat.

Ajo tregoi se pranë të dashurit, kishte parë një femër, e cila ishte mamaja e një këngëtari të njohur në Shqipëri.

“Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar i cili do mbante koncert në një club. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde. I thashë unë të vij tek ai njeri? S’ka shanse. Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh e thashë këtu ka diçka që nuk shkon. Makinë kisha po nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër. Punësoj dedektiv privat vetëm për një ditë dhe thashë do e kap se s’bën. E pagova disa qindra euro. Kushtonte goxha. Dhe i thashë mos u kurse se unë dua foto e video, ç’do gjë. Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë që është vetëm një tek femër afër tij. Kur më sjellin me fytyrë këtë femrën ishte mami i këngëtarit. Nuk e desha veten,”-tregoi moderatorja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ester bylyku ester bylyku

Sondazh

Poll