Art&Argëtim

Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë, publikon foton e djalit dhe i zbulon EMRIN e veçantë

3 Maj 2020, 07:14 Nga DOSJA
Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë, publikon

TIRANË– Këngëtari dhe moderatori Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë. Vetë ai ka njoftuar ndjekësit dhe fansat se gruaja e tij Sara, ka sjellë në jetë djalin e tyre, të cilin kanë zgjedhur që ta pagëzojnë me emrin Dante.

Në postimin e tij, Zizo tregon detaje nga lindja e të birin, ku nuk ngurron që të falenderojë edhe partneren e tij për lumturinë që i ka dhuruar.

“Sot në orën 04:55 am erdhi në jetë biri im Dante Bega shëndoshë e mirë. Të falenderoj shpirt! Sara që më solle në jetë princin e vogël. Një falenderim i madh për mjekët e spitalit “Koço Glozheni” për çdo gjë që bënë. Një bekim i madh në jetën time. Mbarësi dhe për të gjithë ju”, shkruan Kastro Zizo.

Kujtojmë që moderatori dhe këngëtari është baba i dy fëmijëve të tjerë, Dankanit dhe Nias, që i ka nga dy martesa të mëparshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kastro zizo kastro zizo

Sondazh

Poll