Art&Argëtim

Mafia shqiptare në Londër, pjesë e serialit më të ri britanik, kush është familja Dumani që kontrollon ‘krimin’

1 Maj 2020, 20:30 Nga DOSJA
Mafia shqiptare në Londër, pjesë e serialit më të ri

BRITANI E MADHE- “Gangs of London” është një serial televizive, i cili ka në qendër luftën mes bandave të krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarjet zhvillohen në zemër të Londrës, ku zhvillohen luftërat e trazuara të bandave për pushtet.

Për 20 vjet, Fin Wallace (rol i luajtur nga Colm Meaney) ishte krimineli më i fuqishëm në Londër. Por tani ai ka vdekur – dhe askush nuk e di se kush e urdhëroi vrasjen e tij. Me rivalët kudo, Sean Wallace (Joe Cole), i ndihmuar nga familja Dumani do të luftojnë për të rimarrë vendin e babait të tij.

Në film përmendet edhe mafia shqiptare e kryesuar nga Luan Dushaj, Ndrangheta Italiane dhe elementë të tjerë të tjerë kriminalë.

Aktorët që luajnë rolet shqiptarë janë Orli dhe Eri Shuka, çift në serial dhe në jetën reale, ndërsa në fil, rolin e Luanit dhe Mirlindës. Nebal Basani luan rolin e Tarik Gjelajt, krahu i djathtë i Luanit, aktorja Arta Dobroshi luan personazhin e Florianës, Azra Rexhepi në rolin e Elirës ndërsa Florist Bajgora në rolin e Besmirit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gangs of london gangs of london

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2020, 19:30

TIRANË -Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeu, Sophie Castriota, tregoi mbi krenar...