Art&Argëtim

Eminem përballet me të papriturën. Hajduti shmang sigurimin dhe futet në shtëpinë e reperit

1 Maj 2020, 18:13 Nga DOSJA
Eminem përballet me të papriturën. Hajduti shmang sigurimin dhe

SHBA- Reperi i njohur amerikan Eminem mbrëmjen e djeshme është përballur me një situatë të pakëndhme. Teksa ai ishte duke fjetur gjumë, rreth orës katër të mëngjesit një hajdut ka mundur t’i shmanget sigurimit duke thyer xhamat ku dhe është futur brenda shtëpisë së tij në Detroit.

Eminem është zgjuar nga alarmi i shtëpisë dhe e ka gjetur veten ballë për ballë me hajdutin. Në atë moment reperi ka ngelur i shtangur dhe më pas ka bërtitur në mënyrë që të dëgjohej nga sigurimi, dhe në atë moment hajduti është tërhequr.

Në shtëpinë e reperit ka mbërritur menjëherë policia ku ka arrestuar me akuzën për “ndërhyrje në shtëpi” dhe “shkatërrim dashakeq të një banese”. Mediat e huaja kanë shkruar se hajduti ishte 26-vjeçari, Matthew David Hughes.

Burimi: TMZ

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eminem matthew david hughes. eminem matthew david hughes.

Sondazh

Poll