Art&Argëtim

FOTOT/ Dunat në Spanjë pësojnë transformimin e mrekullueshëm për herë të parë në 50 vjet falë pandemisë së Covid-19

1 Maj 2020, 11:00 Nga DOSJA
FOTOT/ Dunat në Spanjë pësojnë transformimin e

SPANJË– Dunat e mbrojtura spanjolle të vizituara nga qindra mijëra turistë dhe nudistë janë kthyer në gjendjen ‘e pacenuar’, për herë të parë në 50 vjet, pas gjashtë javësh të bllokimit nga koronavirusi.

Një nga atraksionet më të famshme turistike në Spanjë ka pësuar një transformim të mrekullueshëm, i cili i ka lënë ambientalistët të habitur, por edhe të kënaqur.

Dunat e Maspalomas në Gran Canaria janë të njohura në të gjithë botën për malet e tyre me rërë dhe tërheqin qindra mijëra turistë çdo vit, shumë prej tyre bëjnë seks ose bëjnë banjo dielli lakuriq, pa u shqetësuar.

Madje pushuesit kanë cënuar mjedisin e mbrojtur duke vizatuar fotografi, simbole, zemra dashurie ose iniciale në rërë, disa prej të cilave mund të shiheshin nga hapësira, siç shihen mijëra gjurmë kalimtarësh.

Vetëm një vit më parë, ata paralajmëruan që bukuria natyrore e zonës do të shkatërrohet dhe humbasë, nëse vizitorët nuk ndërgjegjësohen.

Tani, gjashtë javë pasi Spanja hyri në bllokim për shkak të pandemisë së koronavirusit, dunat e famshme, kanë marrë një pamje të re të jashtëzakonshme për të cilën ambientalistët thonë se nuk është parë në 50 vjet.

Për shkak të mungesës totale të pushuesve dhe vendimit të qeverisë për të mbyllur të gjitha plazhet, Maspalomas është në gjendje të pacenuar, me duna kodrina dhe jo gjurmë njerëzish.

Rëra e marrë nga dunat për të rimbushur zonat e tjera gjithashtu është rimbushur vetë në kohë rekord, me krijimin e valëve të reja.

Dunat e rërës janë brenda një rezerve të veçantë natyrore, me një shkallë të lartë mbrojtjeje dhe konsiderohen një nga ekosistemet më ikonike të Gran Canaria, që mbulojnë rreth 1.000 hektarë.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete dunat e maspalomas në gran canaria dunat ne spanje pandemia e koronavirusit spanje dunat e maspalomas në gran canaria dunat ne spanje pandemia e koronavirusit spanje

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2020, 08:26

TIRANË- Ish-banorja e Big Brother Xhensila Pere, zgjedh shpesh të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve të saj me foto provokuese. E gjendur në karantinë, ish- ba...