Art&Argëtim

Një koncert me muzikë xhaz për qytetarët e Beratit, organizimi i veçantë që krijoi atmosferë festive në këto kohë pan

1 Maj 2020, 10:08 Nga DOSJA
Një koncert me muzikë xhaz për qytetarët e Beratit,

BERAT– Qendra Kulturore në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit kanë zgjedhur që në këtë periudhë të vështirë të mbylljes për shkak të pandemisë së koronavirusit, të dhurojnë një koncert me muzikë Jazz, i cili ka zgjatur për rreth një orë.

Organizatori i këtij koncerti që u zhvillua për qytetarët e Beratit ishte Altin Metohu. Vendosur pranë shëtitores, duket se kalimtarët e shumtë janë bërë kureshtarë dhe kanë ndjekur me kërshëri këngëtarët, që ishin pjesë të këtij organizimi.

Nuk kanë munguar as ovacionet pas performancave të të rinjve që kanë kënduar, për të dhuruar pak atmosferë festive në këto ditë të vështira për të gjithë qytetarët.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture altin metohu koncerti ne berat muzike xhaz pandemia e koronavirusit altin metohu koncerti ne berat muzike xhaz pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2020, 08:26

TIRANË- Ish-banorja e Big Brother Xhensila Pere, zgjedh shpesh të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve të saj me foto provokuese. E gjendur në karantinë, ish- ba...