Sport

Dhuna ndaj Skënderbeut në Fushë-Krujë, zbardhet vendimi i Disiplinës

5 Shkurt 2019, 18:25 Nga DOSJA
Dhuna ndaj Skënderbeut në Fushë-Krujë, zbardhet vendimi i

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë dënimet për atë çfarë ka ndodhur në javën e 20-të të Superiores dhe në Kategorinë e Parë. Kështu, Klubi i Kastriotit, pas rasteve të dhunës para ndeshjes me Skënderbeun, u dënua me 2 ndeshje për të luajtur në fushë asnjëanëse, si dhe me 50 mijë lekë gjobë.

 

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF-së:

1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

2. KS “Kastrioti”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër KF Skëndërbeu duke mos garantuar sigurine e lojtarëve kundërshtarë si dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 5/2; 64/c; 65/2 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Për vlerësimin e kriterit infrastrukturor çështja t’i referohet Komisionit te Liçesimit.

3. Zyrtari i KS “Kastrioti”, Gazment Vogli, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimin në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës.

4. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

5. Zyrtari i KF “Egnatia”, Agron Alia, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Bylis”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim te Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

7. Lojtari i KF “Burreli” U -17, Samuel Kola, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Zyrtari i KF “Brians” U-17, Kreshnik Ivanaj për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkëndija DR” U-19, Etnik Kameri, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Kukësi” U-17, Ervis Patarria, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

sport sport dhuna ne stadium komisioni i disiplines kruje ndeshja kastrioti-skenderbeu dhuna ne stadium komisioni i disiplines kruje ndeshja kastrioti-skenderbeu

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2019, 18:28

Futbollisti brazilian Neymar rrezikon 6 vite burg

Futbollisti i njohur brazilian mund të përfundojë në burg nëse rezulton fajtor për akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit.Neymar besohet se ka fshehur koston real...