Aktualitet

Zbulohet laboratori i drogës në Fier/ Arrestohen nënë e bir, në kërkim babai, kultivonin kanabis brenda banesës (EMRAT)

1 Maj 2020, 06:36 Nga DOSJA
Zbulohet laboratori i drogës në Fier/ Arrestohen nënë e bir,

Fier- Finalizohet operacioni “Laboratori” në Fier.  Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë nënë e bir, Qamile Kapaj, 48 vjeçe dhe Angelo Kapaj 22-vjeç, pasi banesën e tyre në fshatin Mbrostar e kishin kthyer në një laborator për kultivimin e kanabisit.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim kryefamiljari A.Kapaj dhe një  person me iniciale F.B nga Kosova, të akuzohen se janë bashkëpunëtorë në rritjen e drogës. Po kështu, Policia ka proceduar penalisht edhe 3 elektricistë, G.M, E.M. dhe B.Q, pasi duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e 53-vjeçarit.

Policia ka  sekuestruar 312 fidanë kanabis, pajisje të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi. Mbi të arrestuarit dhe personat në kërkim rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë fqinjët e familjes Kapaj kanë deklaruar se kohët e fundit nuk kanë parë lëvizje të dyshimta në fshat. Një prej tyre është shprehur se gruaja që u arrestua kohët e fundit ishte e sëmurë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona në fier zbulohet laboratori i drogës në fier arrestohen 2 persona në fier zbulohet laboratori i drogës në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 06:03

Shmangie milimetrike me pasoja katastrofale

Studiuesit e Qendrës për Studime Sizmiologjike në Pocdam (GFZ) kanë konstatuar së fundi një ngjashmëri interesante lidhur me dy nga tërmetet më të mëdhenj të vi...