Art&Argëtim

Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo!” Kujtim Prodani i kushton këngë koronavirisit, në dilemë si të shpëtoj: Frym

30 Prill 2020, 20:53 Nga DOSJA
Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo!” Kujtim Prodani i kushton

TIRANË- Pandemia e koronavirus është kryefjala e çdo qytetari në këto kohë karantine. Shumë parodi dhe këngë i janë kushtuar virusit që ka mbyllë qytetarët anë e mbanë botës në banesat e tyre.

Së fundmi këngëtari Kujtim Prodani ka publikuar këngën e tij më të fundit, e cila flet për temën më aktuale: koronavirusin. Prodani ka zgjedhur që krijimin e tij ta titulloj “Ju flet Corona”.

I gjetur në dilemën se si të shpëtoj nga COVID-19, Prodani ka zgjedhur t’i flasë kështu virusit “E tani, rregulloren e vetmisë studion i flakur në shtrat gjersa mendja fiket”- janë disa nga vargjet që këngëtari ka shkruar për projektin e tij.

TEKSTI I PLOTË I KËNGËS

Ju flet Corona..! Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie As dashurinë ta ndash në vakte racionale Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.

I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars! Trenin, avionin, raketat dhe poezitë Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

E tani, rregulloren e vetmisë studion I flakur në shtrat gjersa mendja fiket Formulat magjike ti sjell ndërmend Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket. Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër

Ashtu të trembur si në klasën e parë Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal! Por frymën ma ndal pika jote e lotit Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes…! Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,

I humbur n’betejën time përjetësisht Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur Që si ëndërr e keqe të kujtoi Të jesh njeri, Thjeshtë njeri, I mirë siç lind, Dashurisht njeri…!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirus në shqipëri kujtim prodani koronavirus në shqipëri kujtim prodani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Prill 2020, 13:04

TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish për të miratuar ndryshimet në buxhetin e buxhetit 2020 dhe vendime të tjera të marrë prej ...