Art&Argëtim

Koronavirusi vërdallë por me mendje tek dasma/ Mamaja i kërkon që të martohet, ja si përgjigjet Shpat Kasapi

30 Prill 2020, 19:39 Nga DOSJA
Koronavirusi vërdallë por me mendje tek dasma/ Mamaja i kërkon

TIRANË -Në “Ftes në 5” me Bieta Sulon, ishin të ftuar këngëtari Shpat Kasapi dhe mamaja e tij Gjylymsere.

Në studio u fol se si familja Kasapi është duke e kaluar këtë periudhë izolimi. Por në një moment, Gjylymsere i shprehu një dëshirë Bietës: “Dua që vitin tjetër Shpati të jetë i ftuar në televizionet tuaja dhe të ketë një nuse”.

Kësaj dëshire të mamasë, Shpati ju përgjigj me një të shohim, duke thënë se deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Gjylymsere: Kam një dëshirë, që Shpati vitin e ardhshëm të dalë në emisionet e juaja dhe dëshiron nuse.

Shpati: Shohim, nuk kemi konkret diçka, por kur të bëhet.

Gjylymsere: Shpati do të më plotësojë dëshirën. Unë jam bërë pak e mërzitshme duke e lutur. Nesër  ai bën 35 vjeç dhe është në moshë taman për nuse. Pa marrëveshje nuk bëhet asgjë, pa mirëkuptim, nuk krijohet familja. Edhe pak do të më dëgjojë. Vendimi është i tij, por megjithatë janë gjëra që edhe me marrëveshje.

Marrë nga: TopChannel 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gjylymsere kasapi shpat kasapi gjylymsere kasapi shpat kasapi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Prill 2020, 13:04

TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish për të miratuar ndryshimet në buxhetin e buxhetit 2020 dhe vendime të tjera të marrë prej ...