Art&Argëtim

Çdo ditë ‘live’ deri orët e vona të natës për koronavirusin, Blendi Fevziu gjithmonë me një sy nga ‘ri

30 Prill 2020, 14:51 Nga DOSJA
Çdo ditë ‘live’ deri orët e vona të natës

TIRANË– Koronavirusi ka qënë kryefjala e diskutimeve dhe të gjitha mediat në vend janë fokusuar tek zhvillimet më të fundit. Të gjithë emisionet e mbrëmjes kanë qënë në “luftë” me njëri-tjetrin, jo vetëm për të ftuar mjekun Pëllumb Pipero por për të dhënë të rejat më të fundit për COVID-19.

Vetë Blendi Fevziu ka hequr dorë nga emisionet e tij për konceptin e të bukurës, apo të udhëtimeve ‘low cost’ për të informuar qytetarët lidhur me informacione lidhur me situatën në vend. Megjithatë Blendi Fevziu duket se edhe pse ka një audiencë goxha të konsoliduar, nuk i nënvlerëson ‘kundërshtarët’ e tij. Ai ka gjithmonë një sy tek kolegia Eni Vasili, e cila një orë më parë nis transmetimet në kanalin “Top Channel”.

Dje në faqen zyrtare në Instragramin e “Opinion.al”, është hedhur një foto e Fevziut duke u bërë gati për emisionin e tij, ndërsa në televizorin pas tij, transmetohet “Open”.

Një sy nga kolegia dhe një sy nga skaleta e tij, Fevziu duket se edhe pas më shumë se dy dekadave në television, kërkon gjithmonë më të mirën dhe vendin e parë në shikueshmëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

televizion televizion blendi fevziu eni vasili koronavirusi ne shqiperi blendi fevziu eni vasili koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Prill 2020, 13:04

TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish për të miratuar ndryshimet në buxhetin e buxhetit 2020 dhe vendime të tjera të marrë prej ...

Art&Argëtim 30 Prill 2020, 11:05

TIRANË- Moderatorja Albana Osmani, ka ardhur me një tjetër reagim, pas deklaratës së saj në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Ajo ka treguar që patjetër do t...