Insights

Thellohet skandali/ Karburanti i Kastratit në Lungomare u ndërtua me lejen e Ramës

25 Prill 2020, 10:56 Nga DOSJA
Thellohet skandali/ Karburanti i Kastratit në Lungomare u ndërtua me

VLORË- Thellohet skandali me ndërtimin e karburantit në zonën e Lungomares, një shëtitore që i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 12 milionë euro. Dosja.al ka siguruar edhe vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, me firmën e kryeministrit Edi Rama. Vendimi me datë 17 maj 2019, i jep të drejtën kompanisë “Kastrati”, të rikonstruktojë këtë karburant, si dhe t’i ndërtojë edhe një tendë.

Ky vendim për të rregulluar karburantin, në një shëtitore si Lungomarja që ka vetëm një korsi, në favor të Kastratit vjen disa muaj pasi në këtë zonë u prishën dhjetëra banesa për t’i hapur rrugë palmave. E sot, në mes të këtyre palmave, zë vend një karburant.

Dosja.al publikoi edhe pak më herët disa pamje, sesi po shkulen edhe palmat e vendosura me paratë e taksapaguesve shqiptarë për t’i hapur vendin gati karburantit të Kastratit. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama karburanti ne lungomare kompania kastrati partia demokratike edi rama karburanti ne lungomare kompania kastrati partia demokratike

Sondazh

Poll

Insights 22 Prill 2020, 17:40

Qokat e karantinës!

“Bir Selman i nënës kë të qaj më parë!”Karantinën apo këtë rumpallë?”Në këtë situatë të vështirë, kur s’dihet as kur do përfundojë dhe as si do përfundojë, njer...

Insights 22 Prill 2020, 05:57

Të punuarit nga shtëpia me fëmijët vërdallë

Në javët e para kur filloi izolimi prej Covid-it dhe forma e re e të punuarit dhe mësuarit hyri në fuqi, u bë virale një video e një profesori të ftuar në BBC, ...