Insights

BE miraton një paketë miliardëshe për pasojat ekonomike të Coronës

25 Prill 2020, 05:35 Nga DOSJA
BE miraton një paketë miliardëshe për pasojat ekonomike

Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe.

“Ne mendojmë se kemi në dorë një instrument të rëndësishëm për të ndihmuar shpejt dhe në mënyrë efektive,” tha pas takimit kancelarja Angela Merkel. Për shkak të garancive nga ana e shtetit, paketa duhet të miratohet edhe prej Bundestag-ut.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili kishte rezerva në lidhje me ndihmën nga paketa e shpëtimit të euro ESM, nuk e kundërshtoi këtë marrëveshje. Ndihma pritet të jetë gati deri më 1 qershor. Po ashtu krerët e shteteve dhe të qeveritë diskutuan edhe për një program stimulimi ekonomik për nxitjen e ekonomisë. Megjithatë ende nuk dihet se si do të strukturohet fondi i rimëkëmbjes, pra përmes granteve apo kredive.

Pas konferencës së shtypit, Michel dhe von der Leyen flasin në Bruksel

“Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë”

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte dëshiron që fondi i zhvillimit të ketë 1.5 bilion euro. Paratë duhet të ofrohen si “subvencione”, citojnë agjencitë italiane të lajmeve Conten. Për këtë Komisioni i BE-së duhet të paraqesë një propozim “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Presidenti francez Emmanuel Macron pret që diskutimet për fondin do të jenë të vështira për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kufizimeve politike. Në të ardhmen do të nevojiten programe masive për ndihma. Macron tha se “nevojitet një reagim solidar, i organizuar dhe i fortë për shkak të përmasave të kësaj tronditjeje. “Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë,” paralajmëroi ai.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione be koronavirusi ne bote be koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Insights 22 Prill 2020, 17:40

Qokat e karantinës!

“Bir Selman i nënës kë të qaj më parë!”Karantinën apo këtë rumpallë?”Në këtë situatë të vështirë, kur s’dihet as kur do përfundojë dhe as si do përfundojë, njer...

Insights 22 Prill 2020, 05:57

Të punuarit nga shtëpia me fëmijët vërdallë

Në javët e para kur filloi izolimi prej Covid-it dhe forma e re e të punuarit dhe mësuarit hyri në fuqi, u bë virale një video e një profesori të ftuar në BBC, ...

Insights 19 Prill 2020, 12:52

Një ditë bota do të rihapet, por mos pyesni se kur

Një ditë, bota do të rihapet. Një ditë, do të merrni pjesë në festa ditëlindjesh, do të shkoni në kishë, do të bëni pushime.Kjo dihet natyrisht. Ajo që doni të ...