Art&Argëtim

Burri i kërkon gruas britanike martesë të hapur në karantinë dhe i tregon planin e tradhtisë: Dashnoret i takoj gjatë jav

30 Prill 2020, 08:03 Nga DOSJA
Burri i kërkon gruas britanike martesë të hapur në

BRITANI– Në mes të mbylljes nga pandemia e koronavirusit, një grua është tronditur nga dëshirat e bashkëshortit të saj, për të krijuar një martesë të hapur, duke i kërkuar që ta lejojë të kryejë marrëdhënie seksuale me femra të tjera.

Një nënë shkruajti në “Mumsnet” historinë e saj, pasi zbuloi se burri i kishte shprehur dëshirën e tij ‘të çmendur’ për të blerë një shtëpi të dytë, në të cilën gjatë javëz do të shkonte me të dashurat. Ndërkohë nga ana tjetër i sugjeroi bashkëshortes, se edhe ajo mund të shoqërohej me burra të tjerë, por me një kusht: të mos kryente marrëdhënie me ta.

Gruaja e cila preferoi të mbetet anonime, foli zemërthyer për vendimin e pabesueshëm të bashkëshortit të saj, për të pasur një martesë të hapur. Në fillim ajo nuk e besoi kërkesën e tij, por më pas kuptoi se ai po fliste seriozisht, dhe nuk ishte thjeshtë ‘një marrëzi nga izolimi’.

Ideja e tij ishte të merrte me qira një apartament të dytë, ku ai mund të qëndronte dhe të shihte “të dashurat” e tij gjatë javës dhe në fundjavat ai të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij.

Nëna zemërthyer u tha përdoruesve të Mumsnet se ajo nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të jetonte me të, dhe nuk dinte se çfarë të bënte.

Ai shpjegoi se si pjesë e marrëveshjes së tyre ai “nuk do të krijonte lidhje emocionale” dhe do t’i jepte prioritet gruas dhe fëmijëve të tyre.

Ajo tha: “Ndjehem sikur jam grushtuar në stomak. Unë e pyeta nëse ishte duke folur për një marrëzi, por ai i pohoi se kishte dëshirë ta praktikonte këtë ide për disa muaj”.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim gruaja britanike tradhtia tradhtia ne karantine gruaja britanike tradhtia tradhtia ne karantine

Sondazh

Poll