Art&Argëtim

Legjenda e muzikës pop, si ndryshoi ngjyra e lëkurës së Michael Jackson? (Video)

26 Mars 2019, 15:02 Nga DOSJA
Legjenda e muzikës pop, si ndryshoi ngjyra e lëkurës së

Që nga vdekja e Mbretit të Pop-it, Michael Jackson në vitin 2009, debatet rreth ndryshimeve ekstravagante në paraqitjen e tij dhe pretendimet për abuzim të fëmijëve nuk janë shuar asnjëherë. Ndërsa një dokumentar i kohëve të fundit i cili ka kritikuar familjen Jackson, tregon mbi historinë e operacioneve të tij kozmetike dhe probleme të fshehta shëndetësore janë zbuluar në raportin e autopsisë.

Deri në ditët e tij të fundit, trupi i Michael Jackson ishte i mbuluar me shenja, që besohet të ishin rezultat i operacioneve të shumta kozmetike, raporton gazeta britanike Mirror, duke cituar raportin e autopsisë së yllit të popit. Këngëtari, i cili vdiq nga një mbidozë në moshën 50 vjeçare në vitin 2009, kishte shenja kirurgjikale në lëkurën e tij prapa veshëve dhe në të dyja anët e hundës, në qafë, krahëve dhe duarve të tij.

Autopsia thuhet gjithashtu se dha shpjegimin në lidhje me debatet rreth ndryshimit të ngjyrës të lëkurës së Jackson, të cilën ai këmbënguli të ishte rezultat i vitiligos, çrregullim kur lëkura pjesërisht humbet pigmentimin e saj.

Gazeta citon Dr Christopher Rogers, i cili mbikqyrte hetimin post-mortor, konfirmoi këto pretendime.

“Pra, disa zona të lëkurës duken të lehta dhe të tjerat duken më të errëta”, tha ai.

Përpara përvjetorit të dhjetë të vdekjes së tij tragjike, ylli po shkruan sërish titujt ndërkombëtar me dokumentarin e HBO “Duke ikur nga  Neverland”, shfaqur për herë të parë në janar përpara premierës së tij publike, ku u përfshinë pretendimet e dy burrave që janë tani në të 30-at e tyre , James Safechuck dhe Wade Robson, që Jackson i dhunoi seksualisht ata kur ata ishin fëmijë.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz michael jackson ngjyra e lëkurës së michel jackson operacione plastike vitiligo michael jackson ngjyra e lëkurës së michel jackson operacione plastike vitiligo

Sondazh

Poll