Art&Argëtim

FOTO/ Dashuri e pamundur! Zbulohet emri i mashkullit që bën ‘të vuajë’ Fifin. Kush është djali misterioz që nuk ja kt

28 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
FOTO/ Dashuri e pamundur! Zbulohet emri i mashkullit që bën

TIRANË– “Vipat e bllokut” kanë zbuluar se mashkulli pas të cilit është dashuruar këngëtarja Fifi, quhet Xhuljo Tabaku. Shumë pak informacione dihen rreth djalit që i ka rrëmbyer zemrën Filloreta Raçit, por nga të paktat informacione, djali në fjalë jeton në Gjermani.

Pak kohë më parë këngëtarja me origjinë nga Kosova, sqaroi se dashuria e jetës së saj nuk ishte kantautori Flor Mumajesi.

Teksa Fifi mori pjesë në festivalin e “Këngës Magjike” me këngën e saj “Marova”, një tekst si të gjithë të tjerët ku figura e femrës është më poshtë se kurrë, duke ju lutur një mashkulli edhe nëse ai ka faj, u tha në mediat rozë se kjo këngë i është kushtuar Florit.

Ndërsa së fundmi e pyetur në një intervistë se kujt i është kushtuar një këngë e tillë, Fifi ka reaguar duke folur për këtë çështje.

“Është dedikim për dikë, sigurisht.Gjendet kollaj se e kam në Instagram.”-ka thënë Fifi. Por këngëtarja nuk ka zbuluar emrin e personit të cilit ia ka kushtuar këtë këngë. Veçse ajo ka treguar se një nga inicialet e personit është gërma ‘Xh’.

Ajo gjithashtu ka deklaruar në një tjetër postim në rrjete sociale se bëhet fjalë për një dashuri të pamundur dhe të njëanshme.

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”,- janë fjalët e Fifit.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dashuri e pamundur fifi filloreta raci këngëtarja xhuljo tabaku dashuri e pamundur fifi filloreta raci këngëtarja xhuljo tabaku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Prill 2020, 08:27

TIRANË– Ish-miss Universe Trejsi Sejdini ka ardhur me një tjetër video, në programin më të pëlqyer të momentit, TikTok. Kësaj radhe ajo i ngrin zërin partn...

Art&Argëtim 28 Prill 2020, 07:46

SHBA– Një telefonatë anonime drejtuar 911-ës natën që Johnny Deep dhe Amber Heard patën ‘luftën’ që i dha fund martesës së tyre 18 mujore, është botuar për herë...