Art&Argëtim

Pentagoni deklasifikon dhe publikon zyrtarisht tre videot e ‘UFO’, përfshirë edhe klipin famëkeq ‘Tic Tac’

28 Prill 2020, 10:16 Nga DOSJA
Pentagoni deklasifikon dhe publikon zyrtarisht tre videot e ‘UFO’,

SHBA– Pentagoni ka publikuar disa pamje duke treguar fenomene të pazakonta ajrore ditën e hënë.

“Fenomenet ajrore të vëzhguara në video mbeten të karakterizuara si të paidentifikuara.”- u tha nga Departamenti i Mbrojtjes në një deklaratë.

Ndërkohë në një nga videot tregohet incidenti  “Tic Tac” 2004 që u regjistrua mbi Oqeanin Paqësor, ndërsa në një video të dytë shihet rregjistrimi  në brigjet e Jacksonville, Florida, në vitin 2015.

Pentagoni ka lëshuar zyrtarisht tre video të marra nga pilotët e marinës amerikane që thuhet se tregojnë ‘fenomene ajrore të pashpjegueshme. Këto pamje që më parë ishin pranuar si të vërteta nga Marina, tregojnë momentin kur pilotët regjistronin në sensorët e tyre të videove gjatë fluturimeve stërvitore në 2004 dhe 2015.

“Departamenti i Mbrojtjes ka autorizuar lëshimin e tre videove të Marinës, njëra e marrë në nëntor 2004 dhe dy të tjera në janar 2015, të cilat kanë qarkulluar në hapsirën publike pas lëshimeve të paautorizuara në 2007 dhe 2017.”- u shpreh Susan Gough, Zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes në një deklaratë.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se videot u publikuan pas një “shqyrtimi të plotë”  ku përcaktohet se videot nuk zbulojnë ndonjë aftësi apo sistem të ndjeshëm, dhe nuk imponojnë ndonjë hetim pasues të ndërhyrjeve ushtarake të hapësirës ajrore nga anije ajrore të paidentifikuara.

Sipas deklaratës mësohet se videot  kanë qarkulluar të paautorizuara dhe se këto fenomene mbeten ende të pa indetifikuara. Prandaj marina preferon t’i quajë objektet e shikuara në video fenomene ajrore të pashpjegueshme, në krahasim me objektin fluturues’të paidentifikuar më shpesh të përdorur UFO.

“Nëse pilotët detarë po vrapojnë në ndërhyrje të pashpjegueshme në ajër, kjo është një shqetësim për sigurinë që Senatori Warner beson se duhet të arrijmë në fund.”– tha zëdhënësi i senatorit Mark Warner, nga Virxhinia.

 

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete pentagoni tic tac ufo pentagoni tic tac ufo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Prill 2020, 08:27

TIRANË– Ish-miss Universe Trejsi Sejdini ka ardhur me një tjetër video, në programin më të pëlqyer të momentit, TikTok. Kësaj radhe ajo i ngrin zërin partn...

Art&Argëtim 28 Prill 2020, 07:46

SHBA– Një telefonatë anonime drejtuar 911-ës natën që Johnny Deep dhe Amber Heard patën ‘luftën’ që i dha fund martesës së tyre 18 mujore, është botuar për herë...