Editorial

Fatos Nano në Kongresin e PS-së, Bushati: Është i pabesueshëm, nuk i jep kredibilitet Ramës

22 Mars 2019, 08:38 Nga DOSJA
Fatos Nano në Kongresin e PS-së, Bushati: Është i

Tiranë-  Në kongresin e nesërm  të PS-së do të jetë present edhe ish-kryeministri Fatos Nano. Për këtë ftesë  ka folur së fundmi edhe analisti Andi Bushati, i cili është shprehur se Nano mund t’i duhet si imazh PS-së.

I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në News24, Bushati  ka theksur se Nano nuk mund t’i japë kredibilitet Ramës dhe se ai është peng i hesapeve të vogla të tij.

Ju mendoni se ajo parti i merr vendimet në kongrese? Ajo parti i merr vendimet në bunkerin e Surrelit. Nano ka një të mirë dhe një të keqe. E mira është se ai mund t’i shërbejë Ramës për një gjë, akuza që i bëhet Ramës sot është ngritja e një pushteti personal. Nano me gjithë mëkatet ka qenë anti-klisheja e pushtetit personal.

Si imazh Nano mund t’i duhet PS. E keqja është se nuk mund të besosh se Nano mund t’i japë kredibilitet Ramës kur 5 vite më parë Berisha e fuste nga një xhep dhe nxirrte nga një xhep tjetër sa herë i duhej për të goditur Edi Ramën. E ka keqpërdorur aq shumë atë bagazh politik që kishte dhe sot është i pabesueshëm Nano. Është peng i hesapeve të tij të vogla.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial andi bushati edi rama fatos nano kongresi i ps-së 23 mars 2019 andi bushati edi rama fatos nano kongresi i ps-së 23 mars 2019

Sondazh

Poll

Editorial 18 Mars 2019, 14:49

Zgjidhja është zgjimi!

Nëse një student i juridikut, aktiv gjatë Lëvizjes së Dhjetorit 1990, bie në gjumë letargjik në 1994-n dhe zgjohet pas 25 vjetësh – më 2019-n – gjëja e parë që ...

Editorial 16 Mars 2019, 14:45

A mjaftojnë protestat për të hequr Ramën?

Për 4 orë, qindra metra kub gaz lotsjellës dhe dhjetra botë me ujë. Protesta kaloi nga rezistenca pa afat e Flamur Nokës, tek thirrjet anglisht të Lulzim Bashës...