Art&Argëtim

“Hape krahun ere”, efektivi në Laç tenton të ndalojë të riun me makinë, djali: Ik se jam LIVE, do shkoj deri te kthesa

24 Prill 2020, 21:20 Nga DOSJA
“Hape krahun ere”, efektivi në Laç tenton të

LAÇ– Një efektiv policie ka tentuar të ndalojë një person që po udhëtonte me makinë në Laç. Ai i kërkon që të hapë krahun, ndërsa djali që ndodhet brenda në mjet, i kthehet policit dhe i thotë ta lërë të shkojë sepse është edhe LIVE.

Pavarësisht këmbënguljes së efektivit, djali nuk ndalon dhe i thotë që do kthehet sërish, sa të shkojë deri tek një kthesë. Videoja është publikuar nga JOQ.

Pjesë nga biseda:

Djali: Hajt se jam LIVE po ik.

Polici: Hape krahun

Djali: Ik pra se jam live.

Polici: Ore do e hapësh a jo

Djali: Jam t’u ik deri në kryqëzim të Drizës dhe erdha. Hapu se deri aty jam tek kryqëzimi. Jam live thashë. Mka thirr roja, aty dhe erdha.

Polici: Ik se nuk shkoj dot më anej. Ik

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale laç laç

Sondazh

Poll