Politike

Tjetër shtyrje për këstet e kredive, Ahmetaj: Kemi kërkuar edhe tre muaj, javën e ardhshme merret vendimi

23 Prill 2020, 20:05 Nga DOSJA
Tjetër shtyrje për këstet e kredive, Ahmetaj: Kemi kërkuar

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se është marrë një tjetër vendim për shtyrjen e kësteve të kredive, duke mundësuar edhe një 3-mujorsh tjetër shtyrje.

I ftuar në emisonin “Opinion”, Ahmetaj tha se ky vendim pritet që të zyrtarizohet javën e ardhshme, bashkë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon.

Cila është logjika? Logjika është kjo. Nëse ty të shtyhet pagesa e kredisë në maj, atëherë natyrshëm pyet: po unë s’po punoj si do të paguaj kredinë?Kryeministri pasi ka lexuar kërkesat, ka kërkuar që javën tjetër të bëhet sërish me guvernatorin një shtyrje tjetër kredish, në mënyrë që t’u jepet kohë. Do të shtyhet edhe tre muaj të tjerë. Që t’u japim mundësi të gjithë qytetarëve që të kenë dy apo tre muaj punë që të paguajnë kredinë,”- tha Ahmetaj.

Problemet me kreditë dhe bankat kanë qënë ndër më të shpeshtat që Rama ka lexuar gjatë bashkëbisedimeve të tij me qytetarët, të cilët janë ankuar se bankat nuk po i mirëkuptonin lidhur me financat në një kohë kur koronavirusi ka izoluar vendin, dhe shumë prej tyre nuk kanë më asnjë të ardhur për të shlyer borxhin.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me qeverinë, ndërmorën vendimin për shtyrjen e kësteve me tre muaj në fillim të muajit prill.  Gjithashtu u vendos edhe pezullimi i shpërndarjes së fitimit nga bankat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj plani i masave per covid-19 shtyhen kestet e kredive arben ahmetaj plani i masave per covid-19 shtyhen kestet e kredive

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 19:49

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se ka marrë një valixhe me dokumente em vete, pasi është frymëzuar nga një shprehje e një deputeti të O...