Aktualitet

Ngjarja në Laç, Policia e Shtetit sqaron ndodhinë: Dyshohet të jetë vetëplagosur, familjarët e çuan në spital

23 Prill 2020, 19:41 Nga DOSJA
Ngjarja në Laç, Policia e Shtetit sqaron ndodhinë: Dyshohet

LAÇ– Policia e Laçit, me anë të një komunikimi zyrtar, ka sqaruar se 19-vjeçari Henri Gjoka dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij.

Në komunikatën e Policisë, bëhet me dije se i riu nëse nisur me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë nga familjarët e tij. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin/Informacion paraprak/ Më datë 23.04.2020, në Kurbin, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetplagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.,19 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Një 19-vjeçar, i identifikuar si Henri Gjoka është plagosur me armë zjarri. Mësohet se i riu është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë nga familjarët e tij. Ndërsa Policia e Shtetit pretendon se dyshohet se i riu është vetëplagosur. Deri më tani ende nuk dihet gjendja e tij.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laç plagosje ne lac policia e lacit laç plagosje ne lac policia e lacit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 18:46

SHKODËR– Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Shkodrës Sajmir Rustemi, ka sqaruar pamjet që qarkulluan ditët e fundit në rrjet, ku vetë ai shfaqej ...