Insights

Varrmihësja novatore AIDSSH, gjezdisësi ndërkombëtar ICMP dhe varreza e Panahorit

25 Mars 2019, 17:59 Nga DOSJA
Varrmihësja novatore AIDSSH, gjezdisësi ndërkombëtar ICMP

Procesi që po “niste”, ishte një muhabet në Ballsh me zyrtarë qendrorë e vendorë si dhe kryerja heroike e disa fotove për konsum agjitpropi në rrjetet sociale. Meazallah se ua zinte goja faktin se në atë vend (varrezat e fshatit Panahor pranë Ballshit) që po niste e po merrte udhë “lajmi i madh”, kishte vite që gërmohej. Mirë IIPP-ja e ka detyrë funksionale (nga viti 2014), po AIDSSH çfarë roli ka këtu përveçse fotografit vullnetarit e varrmihësit novator? Mbase nga kodrat e buta të Panahorit gjeti këndin e rrallë të informimit për “dokumentet e Sigurimit”. Është mahnitës fakti se si “informuesi” për gjoja dokumentet e Sigurimit, i paska shtuar vetes edhe kompetencën e hulumtuesit e gërmuesit të varreve që i quan në mënyrë krejt origjinale e të padëgjuar më parë “80 mbetje humane”. Jo për gjë, por kur filluan “punën” thanë se do bënin namin me “dosjet e sigurimit” për të gjetur “personat e zhdukur” (pavarësisht se në to nuk ka informacione të tilla).

AIDSSH është strukturë e panevojshme, formuar në shkelje të hapur me ligjin bazë të arkivave në kurriz të Arkivit të Sistemit të Ministrisë së Brendshme. Ngjan si organizatë joqeveritare që për të plotësuar tefterin e kotësive merret me ekspozita (me pasoja të rënda për dokumentet) dhe “projekte” (“buka” e mjeti kryesor i punës së OJQ-ve, njëkohësisht kazma e administratës).

AIDSSH ka përdorur fjalët “mbetje humane” kur në të vërtetë bëhet fjalë për një varrezë të njohur e të identifikuar prej vitesh. Besoj gjuhëtarët e fjalorit të gjuhës shqipe ose janë shastisur nga gjetjet e AIDSSH-së, ose do kenë nisur punën për përfshirjen e fjalëve që burojnë nga “lajmet e mëdha” të këtij lloji. A mund të përdorim shprehje të tilla? Për shembull, të mos themi varrezat e dëshmorëve të kombit, por të themi “mbetjet humane të dëshmorëve të kombit”. Ose mos themi varreza e Sharrës, por të themi “mbetjet humane të Sharrës”. E si për ta plotësuar këtë informacion më tej, ka javë që AIDSSH krejt pa asnjë të drejtë, kërkon të marrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme, edhe fondin arkivor që i takon repartit nr.309, pavarësish se as ka lidhje me Sigurimit.
Në “procesin” e Ballshit, ICMP-ja ka marrë rolin e një loloje që vjen vërdallë në raste që nuk lidhen me punën e saj. Nuk e di pse i pëlqen kjo gjë. Për të përligjur praninë e ICMP-së në Shqipëri, në kuadër të një prej marrëveshjeve (tashmë edhe ligj) nga më të dobëta të bëra ndonjëherë, kanë gjetur dy raste: eshtrat e gërmuara në Dajt në vitet 2009-2010, të cilat në bindjen time i takojnë personave të dënuar jopolitikë, si dhe rastin e një varreze të njohur si ajo e Panahorit në Ballsh. Roli i ICMP në rastin e Ballshit është krejt i panevojshëm sepse çdo varr është plotësisht i identifikuar.

Regjistri i të vdekurve të repartit nr.309, si dhe harta bashkëlidhur janë dokumente të njohura dhe shfrytëzuar prej vitesh. Nis me vdekjen e parë të datës 2.9.1956 në Çermë dhe përfundon me nr.118, të vdekurin e fundit të datës 9.12.1982. Nga varri nr.25 që i takon datës 10.10.1972, e deri në varrin nr.118, i takojnë kohës kur kampi ishte në Ballsh. Pra, të varrosur këtu kanë qenë 93 të burgosur. Sipas hartës, brenda çdo varri është shishja me emrin dhe numrin përkatës. Asnjë varr nuk ka vështirësi identifikimi. Më shumë se gjysma e të vdekurve janë zhvarrosur në vitet 1992-1996, ndërsa i fundit më 29 prill 2010 (varri nr.54). Ja pra që nuk qenka “lajm i madh”, por vijim i vogël i lajmeve të mëparshme. Pra numri i “mbetjeve humane”, nuk është 80, por shumë më i vogël se kaq. Në këtë kohë interesi nga familjarët ka qenë vetëm për dy raste, varret, nr.84 dhe nr.117.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog aidssh kastriot dervishi aidssh kastriot dervishi

Sondazh

Poll

Insights 25 Mars 2019, 17:56

Rama nuk tërhiqet nga rruga e putinizmit

Në komentet përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kam shprehur dy ide kontradiktore me njëra-tjetrën. E para, se do të qe më mirë të fitonte Edi Rama, jo për shkak t...

Insights 25 Mars 2019, 10:11

Pengmarrja totale e shtetit oligarkik

Ngjarjet e fundit politike dhe kriminale ne Shqipëri kanë treguar se ka rënë krejtësisht rendi publik, kjo si pasojë e kapjes së qeverisë, parlamentit, prokuror...

Insights 25 Mars 2019, 08:44

Shullazi në gjurmët e Dajtit!

TIRANË-  Telenovela e procesit gjyqesor ndaj Emiljano Shullazit dhe “bandes” se tij, po vazhdon prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda! Ashtu si telen...

Insights 25 Mars 2019, 06:31

“Ballkanizimi” i BE-së është i rrezikshëm

BULLGARI- Rajoni i Ballkanit është bërë sinonim i grindjeve dhe përçarjeve të pafundme. Kombet e reja dolën nga Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria fal...

Insights 24 Mars 2019, 14:38

Fillimi i FUNDIT të dinastisë së Edi Ramës

Edi Rama erdhi diku nga marsi 1998 direkt e Ministër Kulture. Nga analist dhe gazetar i të përditshmes “Koha Jonë”, ai u bë shpejt një “star” në botën e politik...

Insights 22 Mars 2019, 11:02

Mjafton ti bëni Like bojës

Deputeti shqiptar sot është shumëngjyrësh.Nuk mundet që ti imponohen ngjyra kur Ai vetë e ka zgjedhur atë. Ndaj dhe këshillohet qëAi duhet ti bëjë më parë Like ...

Insights 20 Mars 2019, 20:39

Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!

Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociiojë krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”E vetmja e gjë e qartë e Presidentit Ilir Meta nga fillimi e der...