Insights

Fillimi i FUNDIT të dinastisë së Edi Ramës

24 Mars 2019, 14:38 Nga DOSJA
Fillimi i FUNDIT të dinastisë së Edi Ramës

Edi Rama erdhi diku nga marsi 1998 direkt e Ministër Kulture. Nga analist dhe gazetar i të përditshmes “Koha Jonë”, ai u bë shpejt një “star” në botën e politikës aktive shqiptare, edhe për hir të oratorisë së tij dhe shfaqjes si një “dele e bardhë” në politikën e zezë të pas vitëve të mbreterimit berishian 1992-1997.

Elokuent, i çmendur për të bërë gjëra që nuk i kishte manifestuar askush nga politika e lartë, realisht punëtor dhe më pas me një “kazmë” punoi për shkatërrimin e sistemit të ngurtë partiak. I veshur herë me një palë brekushe, ku bëhej lajm dite dhe herë-herë me një çorap të kuq dhe tjetrin të bardhë, ai diti me finesë të ishte një risi, ai dërmoi imazhin e politikanit 50-vjeçar që rrinte e mbante shënime për t’iu përgjigjur popullit me “protokoll”.

Më pas kryebashkiak i suksesshëm, i pakonkurrueshëm, por edhe mjeshtër i fasadës. Dhe njerëzit duket se pëlqyen dukjen dhe jo brendinë, brendi e cila këto vitet e pushtetit si kryeministër ia zbuloi ndjenjën e arrogantit dhe dhunuesit me forcën e pushtetit.

Edi Rama ishte model tjetër nga ai i Fatos Nanos, që për hir të së vërtetës, Nano ishte liberal në mënyrën e administrimit të pushtetit dhe të PS-së.

Pas marrjes së PS-së, Edi Rama, e transformoi krejt shtyllën kurrizore të së majtës socialiste. I mori palcën e majtë dhe ia zëvëndësoi me “rilindjen”, njëlloj si Hugo Chavez në Venezuelë në të njëjtat vite, paralel me Edi Ramën, tjetërsoi Venezuelën, duke e kthyer në një pushtet agresiv, të dhunshëm dhe siç transmetoi dje BBC në një dokumentar për Chavez, harxhoi miliarda për të blerë zgjedhjet. Hugo Chavez mori nga banka qendrore mbi 12 miliardë dollarë për të blerë zgjedhjet, kurse Edi Rama përdori bandat kriminale me miliardat e kanabisit për t’i blerë votat, siç edhe po del nga hetimet e drejtësisë, por që me shumë se çdokush e nxori “Zëri Amerikës”, RAI1 dhe stacionet gjermane.

Hugo Chavez iku me kohë, kurse Edi Ramës po i vdes epoka e tij 20-vjeçare e pushtetit. Dhe për fajin e tij, se do t’i ketë të gjithë pushtetet, madje dhunshëm dhe me propogandë që edhe kur të rreh, t’i thuash “faleminderit”.

Epoka e Edi Ramës po vdes! Eshtë çështje kohe, por ka filluar Fillimi i FUNDIT!/Marrë nga Koha Jonë

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione edi rama fundi i edi rames edi rama fundi i edi rames

Sondazh

Poll

Insights 22 Mars 2019, 11:02

Mjafton ti bëni Like bojës

Deputeti shqiptar sot është shumëngjyrësh.Nuk mundet që ti imponohen ngjyra kur Ai vetë e ka zgjedhur atë. Ndaj dhe këshillohet qëAi duhet ti bëjë më parë Like ...

Insights 20 Mars 2019, 20:39

Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!

Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociiojë krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”E vetmja e gjë e qartë e Presidentit Ilir Meta nga fillimi e der...

Insights 19 Mars 2019, 20:51

Krimet e Berishës nuk shplajnë dot ato të Ramës

Akti radikal i opozitës, që e kapi në befasi pronarin e vetëm të tepsisë, ka ndërsyer një lukuni përkrahësish të Edi Ramës të nisin një fushatë rikujtimi të të ...

Insights 19 Mars 2019, 16:02

Zotësia për të vlerësuar pazotësinë

Më ka qëlluar të pyes veten: si e kuptojnë ata që nuk kanë vesh muzikor, se nuk kanë vesh muzikor?Me përkufizim, veshi muzikor është aftësia për të perceptuar s...

Insights 18 Mars 2019, 21:25

Dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri

Dikush mund të mendojë se po të mos ishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do të ishte pushuar…Zyrtarisht Dylgjeri është dëshmori i parë i Facebook në Shqipëri. Në sh...