Insights

Rama tha se Shkodra është e sigurtë… sot plas kallashi

20 Mars 2019, 19:35 Nga DOSJA
Rama tha se Shkodra është e sigurtë… sot plas kallashi

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama dhe minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pak ditë më parë pas operacionit të “fajdexhinjve” nxituan të reagonin duke përgëzuar Policinë e Shtetit.

Në sintoni me njëri-tjetrin, Rama dhe Lleshaj shpreheshin më të sigurtë për Shkodrën, pas arrestimit të 11 personave.

Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase #RESPEKT”, shkruante Rama në Tëitter.

Ndërsa ministri i Brendshëm në reagimin e tij pak orë pas finalizimit të operacionit shkruante: “Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane.  

Por që nga ajo ditë deri sot vendi ynë, ka treguar se është nuk është shumë i sigurtë. Mbrëmjen e po asaj dite ku Policia e Shkodrës “ziente” nga suksesi në Tiranë një i ri mbeti i plagosur pas një atentati me armë, duke kthyer pasigurinë. (Lexo këtu) Dy ditë më vonë në kodrat e liqenit të Tiranës, u vra Haxhi Baxhinozi, një ish- i përndjekur politik. (Lexo këtu)

Mbrëmjen e së hënës u ekzekutua me breshëri poshtë banesës së tij 26-vjeçari Jurgen Kurti. (Lexo këtu) Kur ende nuk kishin kaluar 48 orë nga krimi që tronditi Tiranën, një tjetër breshëri u dëgjua sot në Shkodër, bresheri që i mori jetën një biznesmeni, por duket se nuk është degjuar në zyrën e Lleshajt, pasi nuk kemi ende një reagim të tij.

Nga Shkodra e suksesit, sot qyteti verior u kthye sërish në një vend krimi, ku biznesmeni Ferdinand Polia (Lexo këtu) mbeti i vdekur pas një atentati me armë zjarri ku u qëllua me 20 plumba.

Në vetëm 6 ditë, në Shqipëri 3 persona janë vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur pas një atentati të dështuar. Dhe prandaj lind një pyetje për Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj: A është e sigurt Shkodra dhe Shqipëria, pas këtyre krimeve që kanë ndodhur ditët e fundit.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione edi rama enea keqi ferdinand polia haxhi baxhinozi jurgen kurti policia e shtetit sander lleshaj edi rama enea keqi ferdinand polia haxhi baxhinozi jurgen kurti policia e shtetit sander lleshaj

Sondazh

Poll

Insights 19 Mars 2019, 20:51

Krimet e Berishës nuk shplajnë dot ato të Ramës

Akti radikal i opozitës, që e kapi në befasi pronarin e vetëm të tepsisë, ka ndërsyer një lukuni përkrahësish të Edi Ramës të nisin një fushatë rikujtimi të të ...

Insights 19 Mars 2019, 16:02

Zotësia për të vlerësuar pazotësinë

Më ka qëlluar të pyes veten: si e kuptojnë ata që nuk kanë vesh muzikor, se nuk kanë vesh muzikor?Me përkufizim, veshi muzikor është aftësia për të perceptuar s...

Insights 18 Mars 2019, 21:25

Dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri

Dikush mund të mendojë se po të mos ishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do të ishte pushuar…Zyrtarisht Dylgjeri është dëshmori i parë i Facebook në Shqipëri. Në sh...

Insights 18 Mars 2019, 15:23

NATO, familja e kombeve të lira

Gjithkujt i kujtohet momenti që përkufizon brezin të cilit i përket. Ai momenti, “ku ishe ti kur ndodhi”. Për brezin tim, pa dyshim, ky moment ka qe...

Insights 18 Mars 2019, 06:18

Jeta si vdekje dhe vdekja si fitim

E mbaj mend shumë mirë 15 marsin e vitit 2008. Isha vetëm 10 vjeç atëherë, por më kujtohet. Në Himarë, qe ditë me diell dhe me të hapur televizorin shfaq...

Insights 17 Mars 2019, 21:15

E gjora Ditë e Verës!

Po, mjerisht jam i detyruar ta quaj kështu, pra, të gjorë, fatkeqe e të mjerë të shkretën Ditë të Verës! Përse kështu? Sepse, për herë të parë në historinë e sh...

Insights 16 Mars 2019, 19:06

Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës

Nëse opozita dështoi në premtimin e gënjeshtërt që u bëri ndjekësve të saj, se 16 marsi do të ishte dita e fundit e Edi Ramës, ajo është në rrugë të mbarë për t...